Flash

Përmbytjet nga moti i keq në Itali, shkon në 8 numri i viktimave

Lapsi.al 17 May 2023
Përmbytjet nga moti i keq në Itali, shkon në 8 numri i viktimave

Të paktën tetë persona kanë humbur jetën pas valës së motit të keq që goditi Emilia Romagnan në Itali, si pasojë e vërshimit të lumenjve, përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të dheut.

Si pasojë e motit të keq dhe përmbytjeve katër mijë persona janë evakuuar, ndërkohë që 50 mijë kanë mbetur pa energji elektrike.

Sistemi rrugor është në vështirësi dhe autoritetet këshillojnë që të shmangen disa arterie dhe nuk rekomandohen lëvizjet nga jugu.

Në Emilia Romagna trafiku hekurudhor rajonal është plotësisht i bllokuar, ndërsa trafiku në linjat kombëtare dhe linjat e shpejtësisë së lartë vazhdon të funksionojë.

Që nga mbrëmja e së martës deri në orët e para të mëngjesit të sotëm kanë dalë nga shtrati 14 lumenj, ndërkohë që përmbytjet janë shtrirë në 24 bashki.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI