Flash

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Betohen kryetarët në veri të Kosovës, Beogradi thotë se nuk do t'i njohë kurrë!

Lapsi.al 18 May 2023
Betohen kryetarët në veri të Kosovës, Beogradi thotë se

Në Mitrovicë të Veriut do të mbahet të premten ceremonia e marrjes së detyrës nga kryetari i komunës i dalë nga zgjedhjet e 23 prillit që u bojkotuan nga Serbët! Presidenti Vucic u kërkoi banorëve serbë të ruajnë qetësinë dhe të mos i njohin drejtuesit e rinj.

Erden Atiq, i dalë nga zgjedhjet e 23 prillit pritet të betohet të premten si kryebashkiak i Mitrovicës së Veriut.

Përgatitjet janë drejt fundit dhe rëndësi e vecantë po i kushtohet sigurisë, për të shmangur incidente të mundshme pasi situata në qytet është e qetë, por e brishtë.

Serbëvë të kosovës, orientimet po u vijnë nga Beogradi.

Presidenti Aleksandar Vuçiç, tha se ata nuk do ti njohin kurrë kryetarët e 4 komunave në veri të Kosovës, por u kërkoi serbëve të ruajnë paqen.

“Nesër do të mbahet. Ata do të tentojnë të mbajnë seanca konstituive në ndërtesën në veri të Mitrovicës, për tri komuna, dhe të zgjedhin kryetarë të rremë, me mbështetje të QUINT-it, të zgjedhur në zgjedhje të rreme”, tha ai.

Beogradi zyrtar nuk i njeh rezultatet e këtyre zgjedhjeve, dhe ato i ka konsideruar “jodemokratike dhe joligjore”.

Zgjedhjet e 23 prillit në komunat Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok –u bojkotuan nga partitë serbe të nxitura nga Beogradi, si kusht për formimin e asociacionit që kundërshtohet nga qeveria e Prishtinës!

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI