Flash

Camilla kundër Harry: Nuk e lejon Mbretin Charles të pajtohet me të

Lapsi.al 18 May 2023
Camilla kundër Harry: Nuk e lejon Mbretin Charles të pajtohet me

Tensionet mes Mbretëreshës Camilla dhe Princit Harry duken ende të larta tre vjet pasi Harry bëri një hap prapa nga familja mbretërore.

Eksperti mbretëror Christopher Andersen ka pohuar se Camilla, e ka "larguar më tej" Harry nga babai i tij, Mbreti Charles. “Mbreti e urren të jetë në mes, por kur duhet të vendosë, ai gjithmonë do të zgjedhë Camilla-n”, tha Andersen për Fox News së fundmi.

Sipas autorit të "The King: The Life of Charles III", Camilla ka përdorur "këtë argument të pakuptimtë "Por ata nuk janë më mbretërorë" për të vazhduar të izolojë Charles nga djali i tij më i vogël. "Mendoj se sa herë që mbreti mendon t'i japë një mundësi Harryt, Camilla sigurohet që Charles t'i kujtohen të gjitha gjërat e tmerrshme të shkruara për të në "Spare", "vazhdoi ai.

Andersen beson se "gjërat duken mjaft të zymta për sa i përket përmirësimit të marrëdhënieve midis Sussexëve dhe pjesës tjetër të familjes mbretërore".“Charles duket se po lëviz gjithnjë e më shumë në drejtim të shkëputjes së atyre lidhjeve, dhe kjo do të bëhet më e lehtë me kalimin e gjithnjë e më shumë të kohës. Larg syve…” shpjegoi ai.

Në "Spare", Harry e quajti Camilla-n si një "zuzar" dhe pretendoi se Camilla zbuloi histori në shtyp për të. Ai gjithashtu shkroi se "i lutej" Charles të mos martohej me të, pasi Harry besonte se ajo do të kthehej në "njerkën e tij të ligë". Charles dhe Camilla patën një lidhje dekadash të gjatë ndërsa ai ishte i martuar me Princeshën Diana dhe ajo ishte e martuar me Andrew Parker Bowles. Dyshja u martua në vitin 2005, me Harry-n dhe vëllain e tij të madh Princin William në krah.

 

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI