Flash

Dorëheqja e Alibeajt/ Xhaferraj: Me Berishën nuk bëhet, duhet një lidership i ri

Lapsi.al 18 May 2023
Dorëheqja e Alibeajt/ Xhaferraj: Me Berishën nuk bëhet, duhet

Deputeti Ferdinand Xhaferraj, gjatë hyrjes në kuvend, ka mbajtur në një deklaratë për gazetarët, ku u shpreh se humbja e opozitës në zgjedhjet e 14 majit, erdhi për arsye të brendshme, por dhe për arsye që shkojnë përtej saj.

Xhaferaj tha se opozitës i duhet një lidership i ri, teksa shtoi se me Berishën nuk bëhet, por dhe pa të nuk bëhet, duke sugjeruar që ky i fundit të bëjë një hap pas. Më tej ai u shpreh se arsyeja e brendshme për të cilën janë përgjegjës të gjithë, është fakti se nuk arritën të gjejnë gjuhën e përbashkët.

"Opozita mori rezultatin që pamë të gjithë për shkaqe të brendshme por dhe që shkojnë përtej saj. Të brendshme , nuk gjetëm gjuhën, përtej, ne nuk kishim përballë PS por sistemin.

Për këtë kam raportin e ODIHR kur thotë u përdor administrate, burime njerëzore, dhunë verbale nga Rama në fushatë… Ky është mesazh që duhet të ndryshojë lokomotiva e trenit opozitar. Me Berishën në krye nuk bëhet, por dhe pa të nuk bëhet. Të bëjë një hap pas, dhe të jetë vagon. Të projektojë një marrëdhënie tjetër me ndërkombëtarët. Kërkon lidership të ri. Nuk projektuam dot më shumë se 500 mijë vota dhe duhet lidership i ri"- u shpreh Xhaferraj.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI