Flash

Parashikimi i motit: Rriten temperaturat

Lapsi.al 18 May 2023
Parashikimi i motit: Rriten temperaturat

Parashikimi i motit sipas MeteoAlb: Vijon depërtimi i masave ajrore me origjinë oqeanike duke diktuar mot me vranësira dhe lagështirë të lartë në ajër. Herë pas here vranësirat do të gjenerojnë shira të dobët dhe lokalë. Kjo do të ndodhë kryesisht në zonat malore përgjatë kufirit Lindor.

Ndërsa e gjithë pjesa tjetër e Shqipërisë do të jetë nën ndikimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të shpeshta. Ato do të gjenerojnë momente të pakta me pika shiu. Parashikohet që orët e vona të natës të sjellin përmirësim të dukshëm të motit në të gjithë vendin.

Temperaturat e ajrit do të mbeten konstante në mëngjes, por do të rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 8°C deri në 24°C. Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe në det me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi veriperëndimor. Kjo do të sjellë dallgëzim 3 ballë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI