Flash

Benet Beci falënderon Ramën: Më nxiti të pranoj ftesën për të hyrë në politikë

Lapsi.al 19 May 2023
Benet Beci falënderon Ramën: Më nxiti të pranoj ftesën

Kryetari i sapozgjedhur i bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, ka zhvilluar ditën e sotme një takim falënderues pas fitores në zgjedhjet vendore të 14 majit.

Beci e cilësoi fushatën zgjedhore që u mbyll para pak ditësh si një betejë të përditshme, teksa falënderoi gjithë stafin dhe mbështetësit e tij.

Ai nuk kurseu as falënderimet për kryeministrin Rama, i cili sipas tij e nxiti për të qenë pjesë e politikës si edhe ishte nxitës për planet për Shkodrën në të ardhmen.

"Do të doja të krijoja një eksperiencë të re, eksperiencën e një bashkie me dyer të hapura. Këtë unë e shoh si një kolonë të rëndësishme për mirënjohjen ndaj qytetarëve që votuan. Një ditë në javë të jetë e hapur, do të jetë bashki e dyerve të hapura ku do të presë e do të përcjellë, do të diskutojë me secilin nga ju që ka një problem në mënyrë të drejtpërdrejtë, për të njohur hallet dhe zgjidhur problemet që kemi në qytetin tonë", tha ai.

Beci theksoi se, “përveç kësaj do të duhet të aktivizojmë dhe platformën digjitale të bashkëqeverisjes. Kjo është një mënyrë tjetër për kryetarin e bashkisë për t’u vënë në dijeni të problemeve të bashkisë”.

“Shumë faleminderit është pak kryeministri Rama që më nxite për të hyrë në politikë dhe më dhe mundësinë e jashtëzakonshme që të bëhem qytetari i parë i Shkodrës. Me kryeministrin, bisedat për Shkodrën kanë qenë të kahershme në takimet tona dhe ai është një nga nxitësit kryesor që ato të nisnin dhe sot është nxitësi kryesor që ato të realizohen dhe jam shumë shumë mirënjohës”, përfundoi Beci.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI