Flash

Berluskoni del pas 45 ditësh nga spitali

Lapsi.al 19 May 2023
Berluskoni del pas 45 ditësh nga spitali

“Të dashur miq, sot, pas 45 ditësh të gjata, më në fund u ktheva në shtëpi dhe kthimi im ka ngrohur zemrat e familjes sonë të madhe”. Kështu nis mesazhi i kreut të Forza Italia, Silvio Berluskoni, pas daljes së tij nga spitali San Raffaele në Milano ku u shtrua për shkak të pneumonisë. Ai u duk në gjendje të mirë teksa përshëndeti mediat duke u larguar me makinë.

Miliarderi 86-vjeçar i medias doli sot nga spitali San Raffaele pa bërë komente. Mediat italiane publikonin foto dhe pamje të Berluskoni që shoqërohej me një limuzinë të errët dhe përshëndeste me dorë gazetarët gjatë daljes, sot në pasditen e hershme.

Berlusconi ishte shtruar më 5 prill dhe javën e parë të qëndrimit raportohet se kaloi në kujdes intensiv, para se të vendosej në pavionin normal. Megjithse ai tashmë shfaqet vetëm rrallë në publik, Berlusconi vijon të mbajë formalisht postin e senatorit dhe të kryetarit të partisë së djathtë Forza Italia, partnere e vogël në koalicionin e qeverisë së Giorgia Meloni.

Meloni e kishte vizituar atë të dielën në spital, ku tha se ishte “në humor shumë të mirë.” Sot ajo shkruante në rrjetet sociale: “Forza Silvio, po të presim në terren për të luftuar shumë beteja”.

"Një emocion i pabesueshëm, një lehtësim i madh. Ishte një periudhë e mundimshme dhe e vështirë, por pas errësirës fitova përsëri. Falë Zotit dhe të gjithë juve që nuk më keni lënë kurrë të mungoj afërsia juaj, ngrohtësia dhe dashuria juaj, nuk u ndjeva kurrë vetëm dhe vazhdova të kem shpresë dhe besim”, ka shkruar Berlusconi.

"Makthi ka mbaruar dhe pasi kam lexuar mesazhet e shumta përshëndetëse të marra, - nënvizon ai - më vjen mirë të falenderoj secilin prej jush që ka vendosur të më kushtojë një mendim të dashur për mua. Rroftë jeta, gjithmonë!". ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI