Flash

Sa kushtoi ceremonia e përcjelljes së mbretëreshës Elizabeth

Lapsi.al 19 May 2023
Sa kushtoi ceremonia e përcjelljes së mbretëreshës Elizabeth

Ceremonia mortore e përcjelljes së mbretëreshës Elizabeth II për në banesën e fundi, la botën gjithë “sy e veshë” drejt Britanisë së Madhe,

Departamenti i Thesarit, ka zbuluar se ceremonia mortore dhe periudha e varrimit, i kushtuan qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar rreth 162 milionë paund.

Mbretëresha Elizabeth II u nda nga jeta më 8 shtator 2022 dhe për ngjarjen u shpallën 10 ditë zi kombëtare, që më pas u pasua nga një funeral shtetëror më 19 shtator.

Gjatë kësaj periudhe, qindra mijëra njerëz morën rrugën për në Londër për t’i bërë nderimet e tyre.

Një ndarje e kostove të ofruara nga qeveria tregoi se Home Office pagoi shumën më të madhe, rreth 74 milion £, e ndjekur nga Departamenti për Kulturë, Media dhe Sport që mbuloi 57.4 milion £.

Konstribuese ishin edhe qeveritë e Skocisë dhe Irlandës, pjesë e Mbretërisë së Bashkuar.

Pjesë e funeralit të Mbretëreshës Elizabeth ishin liderë të shumtë botërorë, duke përfshirë presidentin amerikan Joe Biden, kryeministrin kanadez Justin Trudeau, kryeministren e Zelandës së Re Jacinda Ardern dhe presidentin francez Emmanuel Macron.

Të këshilluara

John Cena, pjesë e filmit "Barbie"

John Cena mund të shpjegojë se si përfundoi në kastin e Barbie. Ndërsa ishte në emisionin Today në fillim të kësaj jave për të promovuar Fast X, aktori  ndau hi...

16:42

Kur nis sezoni i dytë i Squid Game

Seriali “Squid Game” po rikthehet zyrtarisht në Netflix për sezonin e dytë. Sipas një mesazhi nga regjisori Hwang Dong-hyuk, sezoni i dytë do të shohë rikthimin...

15:44

ide

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI