Flash

Sulm me bombë në një minierë ari, 2 të vdekur dhe 14 të plagosur

Lapsi.al 19 May 2023
Sulm me bombë në një minierë ari, 2 të vdekur dhe 14

Një shpërthim i rëndë me bombë në një minierë të paligjshme ari në pronësi të kompanisë kineze Zijin Mining në Kolumbi, vrau dy persona dhe plagosi 14 të tjerë.

Miniera ndodhet në komunën e Buritika, në provincën e Antiokias, ku bllokimet e rrugëve dhe sulmet kryhen shpesh nga minatorët e paligjshëm të arit. Mes të plagosurve janë katër anëtarë të policisë kolumbiane.

Mijëra minatorë ari operojnë pa leje, shpesh në kushte vdekjeprurëse. Aktivitetet e tyre pjesërisht të organizuara nga banda Clan del Golfo  kërcënojnë sigurinë e komuniteteve aty pranë dhe dëmtojnë prodhimin e Zijin Mining, sipas një hetimi të agjencisë së lajmeve Reuters në vitin 2021.

Të këshilluara

Lufta në Ukrainë/ Sulme ajrore ruse në Kiev

Kryeqyteti i Ukrainës, Kievi, është goditur nga sulme ajrore ruse, për të nëntën herë këtë muaj. Një person është vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur, si pasojë...

09:44

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI