Flash

Tjetër aksident/ Përplasen 2 makina në Laç, 6 të plagosur

Lapsi.al 19 May 2023
Tjetër aksident/ Përplasen 2 makina në Laç, 6 të

Një tjetër aksident i rëndë ka ndodhur në Laç, pranë mbikalimit të Patokut, ku 6 persona kanë mbetur të plagosur. Mëson se në aksident janë përfshirë dy automjete, ndërsa raportohet se 4 të plagosur në gjendje më të rëndë janë transportuar për në spitalin e Traumës në Tiranë, ndërsa dy të tjerë po marrin mjekim në spitalin e Laçit.

Në vendngjarje shkoi grupi hetimor dhe policia e qarkullimit për te zbardhur shkaqet e aksidentit. Ndërkohë me herët në dalje të Lezhës, një automjet përplasi për vdekje një këmbësor.

“Rreth orës 22:00, në Laç, në vendin e quajtur "Mbikalimi i Patokut", janë aksidentuar dy automjete me drejtues shtetasit V. N. dhe A. H. Për pasojë janë lënduar dhe ndodhen në spital për ndihmën e nevojshme mjekësore, drejtuesi V. N. dhe pasagjerët në të dy mjetet shtetasit D. D., V. D., E. P., P. D. dhe B. D., jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor në vendin e ngjarjes vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit” – thuhet në njoftimin e policisë. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Vuçiç: Nuk do të ketë Kosovë të pavarur

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka thënë të premten në një takim të Partisë së tij Progresive Serbe (SNS) në Pançevë, afër Beogradit, se ka pritje që Se...

22:48

Berluskoni del pas 45 ditësh nga spitali

“Të dashur miq, sot, pas 45 ditësh të gjata, më në fund u ktheva në shtëpi dhe kthimi im ka ngrohur zemrat e familjes sonë të madhe”. Kështu nis mesazhi i kreut...

21:26

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI