Flash

Video/ Si u tall Skënderbeu me Mamicën në Shkodër

Lapsi.al 19 May 2023
Video/ Si u tall Skënderbeu me Mamicën në Shkodër

Duke nisur turin e falënderimeve nga Shkodra kryeministri Rama e ka shfrytëzuar sallën e teatrit Migjeni të mbushur me Rilindas për të bërë një One Man Show humoristik.

Sapo mori fjalën Rama tregoi se kishte pasur disa diskutime me Mamicën. Ky është një term që shefi e përdor shpesh për të krijuar asosacionin me shprehjen e Spiropalit që e krahasoi atë me Skënderbeun.

Natyrisht shefit i ka pëlqyer ky krahasim që e kishte tejet për zemër edhe Enver Hoxha, Jo më kot gazeta londineze “The Guardian” shkruante pak kohë më parë që Rama ka urdhëruar edhe projektimin e njërës prej kullave të qendrës me formën e portretit të ngjashëm me të tijin dhe Skënderbeun.

[video width="640" height="368" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2023/05/RAMA-MAMICA.mp4"][/video]

Ndërkohë salla e dehur u duk se nuk e kuptoi nëntekstin dhe kjo e shtyu shefin të lëshojë një ofshamë… “oh ju e njihni si Elisa…”.

Pas kësaj të gjithë qeshën me shakatë e kripura….

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI