Flash

Hetim për nënë e bijë/ Fshehën 40 mijë euro në trup dhe nuk i deklaruan në Rinas

Lapsi.al 19 May 2023
Hetim për nënë e bijë/ Fshehën 40 mijë euro

Nënë e bijë janë vënë nën hetim pasi janë kapur me 40 mijë euro të padeklaruara. Të dyja kishin fshehur në trup nga 20 mijë euro dhe kishin tentuar që t’i nxjerrin jashtë kufirit shqiptar, por gjatë kontrollit iu janë gjetur paratë e fshehura.

Shtetasja S. S., 66 vjeçe dhe E. K., 43 vjeçe, të dyja banuese në Tiranë janë vënë nën hetim në gjendje të lirë, ndërsa 40 mijë eurot u sekuestruan nga policia.

Po ashtu, në hetim është vënë edhe një 35-vjeçare, pasi ka tentuar të dilte nga vendi ynë, së bashku me djalin e saj të mitur, me një dokument të dyshuar fals. Gjatë kryerjes se procedurave në aeroportin e Rinasit, teksa udhëtonte së bashku me djalin e saj, 35-vjeçarja ka paraqitur një dokument të dyshuar të falsifikuar.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI