Flash

Aksident në aksin rrugor Shkodër-Lezhë, tre persona përfundojnë në spital

Lapsi.al 20 May 2023
Aksident në aksin rrugor Shkodër-Lezhë, tre persona

Një automjet tip “Porsche” ka dalë nga rruga dhe kanë mbetur të plagosura tre shtetase. Aksidenti i rëndë ka ndodhur në fshatin Melgushë, Vau i Dejës. Nga ngjarja janë lënduar shoferja dhe dy pasagjeret, njëra prej të cilave është nga Ukraina.

Të rejat u dërguan në spital. Ndërkaq, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje ku po punon për përcaktimin e rrethanave të aksidentit.

Shkodër/ Informacion paraprak.

Në aksin rrugor Shkodër – Lezhë, në fshatin Melgushë, Vau i Dejës, automjeti tip Porsche, me drejtuese shtetasen R.P, 20 vjeçe, ka dalë nga rruga.

Si pasojë është dëmtuar drejtuesja e automjetit shtetasja R.P, dhe shtetasja D. N., 20 vjeçe, të dyja banuese në Mali i Jushit, Vau i Dejes, si dhe shtetasja I. K., 18 vjeçe, banuese në Ukrainë, të cilat janë transportuar për në spital për ndihmë mjeksore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e rrethanave të aksidentit

Të këshilluara

Çfarë po ndodh me motin në Europë?

Qindra zjarrfikës janë vendosur në dispozicon teksa zjarret në jugperëndim të Spanjës kanë dalë jashtë kontrollit. Mbi 7,500 hektarë tokë janë djegur ndërsa ...

13:18

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI