Flash

Plagosje me thikë në Vlorë, përfundon në spital 53-vjeçari

Lapsi.al 20 May 2023
Plagosje me thikë në Vlorë, përfundon në spital

Një person është goditur me thikë mbrëmjen e kësaj të shtune. Ai është plagosur nga një qytetar për shkak të një konflikti për motive të dobëta. Ambulanca ka shoqëruar në spital një 53 vjeçar, i identifikuar si Alfred Qarri.

Policia bën me dije se A. M., 49 vjeç, banues në fshatin Akërni, është arrestuar. Atij i është konfiksuar thika me të cilën goditi Alfred Qarrin.

Njoftimi i Policisë: 

Vlorë/Informacion paraprak

Plagosi me thikë një 55-vjeçar, falë reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë dhe ato të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, kapet dhe shoqërohet në komisariat autori i dyshuar.

Sekuestrohet një mjet prerës (thikë).

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, pas informacioneve të marra për një konflikt me mjete prerëse në fshatin Novosel, gjatë të cilit ishte plagosur me mjet prerës shtetasi A. Q., 55 vjeç, menjëherë kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar.

Si rezultat i veprimeve të shpejta dhe profesionale policore, u bë identifikimi dhe shoqërimi i autorit të dyshuar shtetasit A. M., 49 vjeç, banues në fshatin Akërni, i cili gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë) shtetasin A. Q, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Gjithashtu u bë i mundur gjetja dhe sekuestrimi i mjetit prerës (thikë), e dyshuar e përdorur nga autori në këtë ngjarje.

Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë vijonë veprimet për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Të këshilluara

Çfarë po ndodh me motin në Europë?

Qindra zjarrfikës janë vendosur në dispozicon teksa zjarret në jugperëndim të Spanjës kanë dalë jashtë kontrollit. Mbi 7,500 hektarë tokë janë djegur ndërsa ...

13:18

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI