Flash

Zbulohen 26 mijë rrënjë kanabis në Malësinë e Madhe, në kërkim një person

Lapsi.al 20 May 2023
Zbulohen 26 mijë rrënjë kanabis në Malësinë e

Një sasi e madhe bimësh kanabisi janë zbuluar në një zonë pyjore në Malësinë e Madhe, ku policia ka shpallur në kërkim një person, shtetasin Ajet Delishaj.

Njoftimi i policisë:

Malësi e Madhe/Vijon kontrolli i territorit për parandalimin e kultivimit të kanabisit që në fazën fillestare.

Finalizohet faza e dytë e megaoperacionit policor antikanabis “Alpe të pastra”. Asgjësohen 6300 fidanë të mbjellë në tokë dhe 20300 fidanë në kubikë. Identifikohet dhe shpallet në kërkim njëri nga autorët kryesorë të kësaj veprimtarie kriminale.

Në vazhdën e operacioneve të njëpasnjëshme të zhvilluara nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe të Komisariateve në varësi të saj, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen që në fazën fillestare të tentativave për kultivim të bimëve narkoitke, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, është finalizuar faza e dytë e megaoperacionit antikanabis “Alpe të pastra”.

Bazuar në inteligjencën informative dhe si rezultat i planit operacional për kontrollin e territorit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe kanë konstatuar në territorin e fshatin Gruemirë-Çesme, Malësi e Madhe, në ambient të hapur, 6300 fidanë të dyshuar cannabis sativa të mbjellë në tokë, si dhe 20300 fidanë në kubikë, që dyshohet se do të kultivoheshin në toka, në zona malore të Malësisë së Madhe.

Fidanët e mbjellë në tokë dhe në kubikë janë asgjësuar me anë të djegies, përveç një pjese të vogël që është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Falë veprimeve të shpejta, bazuar dhe në informacionet e siguruara, shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur identifikimin e njërit prej autorëve kryesorë të tentativës për kultivimm të këtyre fidanëve, konkretisht shtetasin A. D., 55 vjeç, banues në fshatin Polvar, Malësi e Madhe, i cili u shpall në kërkim dhe po punohet për kapjen e tij.

Ndërkohë, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Malësi e Madhe, në bashkëpunim me Prokurorinë, vijojnë hetimet e thelluara për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Megaoperacioni policor antikanabis “Alpe të pastra”, vijon.

Të këshilluara

Vuçiç: Nuk do të ketë Kosovë të pavarur

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka thënë të premten në një takim të Partisë së tij Progresive Serbe (SNS) në Pançevë, afër Beogradit, se ka pritje që Se...

22:48

Berluskoni del pas 45 ditësh nga spitali

“Të dashur miq, sot, pas 45 ditësh të gjata, më në fund u ktheva në shtëpi dhe kthimi im ka ngrohur zemrat e familjes sonë të madhe”. Kështu nis mesazhi i kreut...

21:26

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI