Flash

Banorët e Bërxullës në protestë: Rama dhe Balluku nuk vijnë të ballafaqohen

Lapsi.al 21 May 2023
Banorët e Bërxullës në protestë: Rama dhe Balluku nuk

Banorët e Bërxullës kanë dalë sërish në protestë ditën e sotme pasi kundërshtojnë projektin e rrugës Thumanë-Kashar.

Ata thonë se kanë kërkuar ballafaqim me kryeministrin Edi Rama dhe ministren e Infrastrukturës Belinda Balluku por nuk kanë marrë asnjë përgjigje prej tyre.

“Ne jemi të pambrojtur. Shteti nuk na jep zgjidhje. I bëj thirrje kryeministrit dhe ministres së Infrastrukturës. I kemi kërkuar dialog disa herë, nuk kanë pranuar të vijnë të diskutojmë. I bëj thirrje të vijnë të prezantojnë planin për këta banorë, pronat dhe banesat tona.

Kemi pasur komunikim me Kadastrën por nuk na ka dhënë zgjidhje të plotë. Pasi tha se ishin bllokuar veprimet për shkak të fushatës. Duhet të jenë zhbllokuar tani se fushata mbaroi, zgjedhjet u krynë dhe ata duhet të fillojnë me certifikimin e pronave dhe banesave. Duhet të na jepet zgjidhje siç e parashikon ligji. Pronat të dëmshpërblehen me vlerën e tregut. Duke parë pasojat që na dha tërmeti.

I bëj thirrje shtetit të vendosë çmim të drejtë dhe të saktë për të gjitha banesat sepse nesër njerëzit do ngelen në qiell të hapur. Të mblidhen këshillat bashkiakë, MiE dhe të vendosë mbi trojet ku do ndërtohen këto banesa që i prek ky segment rruge. Duhet të dalin me vendim mbi trojet dhe banesat që preken nga ky vendim”, deklaruan ata.

Të këshilluara

Exactly why Men Should Pay Money For Supper

"actually, that's simply not fair. I usually pay my personal share the first time We fulfill a guy." ‘Janine' mentioned this once I proposed waiting around fo...

21:02

Luizi, (anti) heroi i kohës sonë

Disa pika të shkurtra pse Luizi është (anti)heroi i adhuruar i (frymës së) kohës sonë: 1. Veprimet e tij drejtohen vetëm nga interesi i ngushtë personal. ...

16:02

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI