Flash

Hajdutët vjedhin dy herë të njëjtën banesë në Tiranë, 1 mln lekë dhe bizhuteri floriri

Lapsi.al 22 May 2023
Hajdutët vjedhin dy herë të njëjtën banesë në

Dy persona kanë përfunduar në prangat e policisë së Tiranës mbrëmjen e djeshme pasi kanë vjedhur dy herë të njëjtën banesë. Si rezultat i operacionit “Two times”, në pranga përfunduan: L. H., 25 vjeç dhe R. Xh., 22 vjeç, të dy banues në Kombinat, të cilët akuzohen se kanë vjedhur bizhuteri të ndryshme floriri dhe shumën 1 000 000 lekë të rinj, në banesën e një qytetari, në Sharrë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan disa prej bizhuterive që dyshohet se janë vjedhur në këtë banesë, si dhe një palë doreza që dyshohet se autorët i kanë përdorur gjatë dy vjedhjeve.

Njoftimi i Policisë: 

Tiranë/Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 6, operacioni policor i koduar “Two times”.

Vodhën dy herë në të njëjtën banesë, gjatë javës së fundit, 1 000 000 lekë të rinj dhe bizhuteri floriri, vihen në pranga 2 shtetas.

Sekuestrohen disa nga bizhuteritë e vjedhura dhe një palë doreza të përdorura nga autorët gjatë dy vjedhjeve.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë, si dhe vënien e autorëve përpara përgjegjësisë ligjore, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Two times”. Si rezultat u bë arrestimi i shtetasve L. H., 25 vjeç dhe R. Xh., 22 vjeç, të dy banues në Kombinat, Tiranë.

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta dy shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në datat 15.05.2023 dhe 18.05.2023, kanë vjedhur bizhuteri të ndryshme floriri dhe shumën 1 000 000 lekë të rinj, në banesën e një shtetasi, në Sharrë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan disa prej bizhuterive që dyshohet se janë vjedhur në këtë banesë, si dhe një palë doreza që dyshohet se autorët i kanë përdorur gjatë dy vjedhjeve.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

Çfarë po ndodh me monedhat e huaja sot?

Sot më 22 maj 2023, dollari amerikan blihet me 102.6 lekë dhe shitet me 103.5 lekë. Euro blihet me 111.1 lekë dhe shitet 111.9 lekë. Paundi britanik sot b...

08:07

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI