Flash

BE paralajmëron ngrohje globale 3°C, kërkon plane kombëtare për klimën

Bashkimi Europian u ka kërkuar vendeve anëtare të përgatiten për një rritje të temperaturave globale me 2 gradë Celsius deri në vitin 2050 dhe 3 gradë deri në vitin 2100, krahasuar me nivelet paraindustriale. Përmes një kuadri të ri për qëndrueshmërinë klimatike, Komisioni Europian synon që përshtatja ndaj ndryshimeve të klimës të bëhet pjesë e […]

08:12

Krahasimi i taksave në Europën Lindore, Shqipëria po merr kryesimin

Shqipëria do të vijojë të ketë një nga nivelet më të larta të taksimit të fitimit dhe dividendëve në Ballkanin Perëndimor, edhe pas tërheqjes së qeverisë nga propozimi për rritjen e tatimfitimit nga 15% në 17%. Paketa e re fiskale për vitin 2027 parashikon rritjen e tatimit mbi dividendin nga 8% në 15%, vendosjen e […]

07:14

Pas fitores bindëse, Mitsotakis nuk pranon mandat për koalicion, kërkon zgjedhje të reja (VIDEO)

Lapsi.al 22 May 2023
Pas fitores bindëse, Mitsotakis nuk pranon mandat për koalicion,

Pas një fitoreje bindëse në zgjedhjet e së dielës, kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis nuk pranoi të hënën ofertën e presidentes Katerina Sakellaropoulou për të marrë një mandat dhe për t’u përpjekur të krijonte një qeveri koalicioni. Ai kërkoi mbajtjen e zgjedhjeve të reja brenda disa javësh për të siguruar shumicën që i nevojitet për të qeverisur i vetëm.

Disa orë pasi përfundoi votimi të dielën, kryeministri 55-vjeçar tha se do të "ndiqte të gjitha procedurat kushtetuese", por la të kuptohej qartë se nuk do të angazhohej në bisedime për koalicion.

"Unë besoj se mesazhi i votuesve ishte shumë i qartë. Nuk besoj se ka baza për të formuar një qeveri nga ky parlament dhe dua të theksoj se nëse do të ishte në fuqi dje sistemi elektoral që do të përdorim në zgjedhjet e ardhshme, Demokracia e Re do të kishte një shumicë të fortë parlamentare prej më shumë se 170 vendesh”, tha ai.

Kryeministri grek tha se do ta kthente mandatin, në mënyrë që t’u hapej rruga zgjedhjeve të reja.

Me 99.55% të votave të numëruara deri herët të hënën, partia e tij konservatore fitoi 40.79% të votave, dyfishi i atyre të forcës kryesore të opozitës, partia e majtë Syriza e cila siguroi 20.07% të votave.

Pasoku socialist doli në vendin e tretë me 11.46% të votave.

Por sistemi proporcional që u përdor në zgjedhjet e së dielës do të thotë se Demokracia e Re fiton vetëm 146 nga 300 vendet e parlamentit, pesë më pak nga sa i duhet për një shumicë qeverisëse.

Zgjedhjet e reja, të zhvilluara me sistemin e mëparshëm të votimit, do t’i jepnin partisë fituese deri në 50 mandate shtesë.

Kjo do t'i siguronte partisë së zotit Mitsotakis një shumicë të fortë për një mandat të dytë në pushtet nëse rezultati i së dielës përsëritet.

Fitorja e Demokracisë së Re i shkaktoi opozitës disfatën më të rëndë në gjysmë shekulli.

Analisti Solon Molho thotë se fitorja e Demokracisë së Re ishte kryesisht humbje për Syrizën, e cila sipas tij nuk paraqiti alternativa.

“Demokracia e Re paraqiti argumenta më konstruktive, jo vetëm duke parashtruar se pse opozita është e dobët, por pse vetë ajo vetë është alternativa e duhur, çfarë do që të bëjë gjatë katër viteve të ardhshme dhe mesa duket votuesit janë më të interesuar të shohin përpara sesa prapa ”, tha analisti Molho.

Shumë nga qytetarët grekë thanë se e kishin pritur një rezultat të tillë, edhe pse ndoshta jo një humbje aq të thellë të opozitës.

“E prisja që Demokracia e Re të fitonte, por jo me këtë përqindje. Nuk mbetet shumë për të thënë, ai (Mitsotakis) i mundi bindshëm dhe fitoi me të drejtë, sepse Tsipras nuk mundi të realizonte atë që kishte premtuar Syriza”, thotë Fotis Hatzos.

“Jam e kënaqur. E prisja edhe pse jo kaq thellë. Nuk besoj se do të ndryshojë gje me raundin e dytë”, thotë Marta, një punonjëse e sektorit publik.

Zgjedhjet e reja, me sistemin e ndryshuar, pritet të mbahen më 25 qershor ose 2 korrik./VOA

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI