Flash

Arrin çmim marramendës në ankand kitara e thyer e Nirvana

Lapsi.al 23 May 2023
Arrin çmim marramendës në ankand kitara e thyer e Nirvana

Nuk përbën çudi që për atë që përfaqëson "Nirvana", një kitarë e thyer e grupit legjendar të rockut është shitur në ankand për rreth 600 mijë dollarë. Kitara pritej që të shitej për një të dhjetën e asaj shume në ankandin e së shtunës në New York.

Kitara u shkatërrua, ndërsa “Nirvana” po punonte në albumin e tyre të ri, “Nevermind”, në fillim të viteve 1990. Instrumenti nënshkruhet nga të tre anëtarët e grupit dhe përmban gjithashtu një mbishkrim të dashur nga Cobain për mikun dhe bashkëpunëtorin e tij muzikor Mark Lanegan, i cili vdiq vitin e kaluar. Cobain, i cili shpesh e shkruante gabim emrin e tij, nënshkroi instrumentin “Kurdt Kobain”.

Fender Stratocaster doli në shitje me një çmim të vlerësuar prej 60,000-80,000 Dollarë. Shtëpia e ankandit e quajti ofertën përmbyllëse prej 596,900 Dollarësh të habitshme. Sipas shtëpisë së ankandit, Cobain ia dha kitarën Laneganit gjatë turneut të Nirvana-s në Amerikën e Veriut në vitin 1992. Identiteti i blerësit nuk dihet.

Dy vjet më parë, kitara e përdorur nga Cobain për performancën e tij legjendare në MTV Unplugged në fund të vitit 1993 u shit për 6 milionë Dollarë

Të këshilluara

Fansat kundër Taylor Swift, shkak muzikanti

Fansat e Taylor Swift  kanë shkruar një letër të hapur duke i kërkuar artistes të adresojë polemikat e shumta të Matty Healy në mes të romancës së tyre të përfo...

16:41

Ndahet nga jeta aktori i "Thor"

Aktori Ray Stevenson, i cili portretizoi personazhin Volstagg në Thor ka ndërruar jetë. Lajmi u konfirmua nga përfaqësuesi i tij për E! News. Ndërsa detaje t...

15:07

Jeff Bezos fejohet me Lauren Sanchez

Jeff Bezos dhe e dashura e tij, Lauren Sanchez, po shkojnë drejt martesës! ET mësoi të hënën se çifti është fejuar pas katër vitesh lidhje. Kreu i Amazon dhe...

14:28

Koha ideale për të bashkëjetuar

Të gjithë kanë mendime të ndryshme kur bëhet fjalë për t’u shpërngulur me partnerin tuaj. Disa njerëz thonë se duhet pritur të paktën një vit, para se të mendoh...

12:25

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI