Flash

Mbështetësit e Fredi Belerit protestojnë para ambasadës shqiptare në Greqi: Zgjedhjet fitohen në qendrat e votimit, jo në burgje (FOTO)

Lapsi.al 23 May 2023
Mbështetësit e Fredi Belerit protestojnë para ambasadës

Pasditen e sotme është mbajtur një protestë përpara ambasadës shqiptarë në Athinë. Disa qytetarë kanë protestuar paqësisht mbi vendimin për zgjatjen e paraburgimit të kryebashkiakut të Himarës, Fredi Beleri i cili u arrestua një ditë para zgjedhjeve të 14 Majit me akuzën e blerjes së votave.

Mediat greke shkruajnë se ky ishte një vendim që të gjithë i druheshin por askush nuk e besonte se pala shqiptare do e shtynte edhe më tej këtë çështje.

Të pranishëm në protestë ishin edhe vëllai i Fredi Belerit, Leonard Beleri, kryetari i Unionit të Himarës, Thodoris Goumas, kryetari i këshillit bashkiak të Athinës, Giorgos Tzomakas, presidenti i Shoqatës Vorioepirote, Babis Karathanos, si dhe presidenti i Aleancës së Pavarur për Atikën, Andreas Kourtis.

Sipas policisë greke në protestë kanë marrë pjesë rreth 250 persona. Ata kanë ngritur pankarta ku shkruhet: “Zgjedhjet fitohen në qendrat e votimit, jo në burgje. Demokracia nuk burgoset”

Të këshilluara

KAS merr vendime për Dibrën dhe Memaliajn

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve shyqrtoi sot kërkesën ankimore të Partisë Lëvizja e Legalitetit për shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve në dy qendra vot...

19:09

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI