Flash

Si mundi Laert Haxhiu të humbte gjurmët në Greqi (Identiteti me të cilin fshihej)

Lapsi.al 23 May 2023
Si mundi Laert Haxhiu të humbte gjurmët në Greqi (Identiteti me

Ditën e sotme policia e shtetit ka bërë me dije se falë një operacioni të suksesshëm ka bërë të mundur arrestimin e Leart Haxhiut në Greqi.

Haxhiu është shpallur në kërkim për masakrën e Lushnjes, ngjarje e ndodhur në 2017.

Haxhiu po gjykohet në mungesë në Gjykatën e Posçme kundër Korrupsionit Ai ak qenë në kërkim ndërkombëtar për më shumë se tre vitesh.

Për masakrën e Lushnjes janë dënuar me burgim të përjetshëm Orges Bilbili dhe Antrio Kaloshi. Mësohet se Haxhiu ka mundur t’i shmanget drejtësisë, pasi në shtetin fqinj ka përdorur një identitet fals.

Identiteti i falsifikuar në lejen e qëndrimit greke është Mikis Askalidis, 32 vjeç, lindur në Gjeorgji.

Burime bëjnë me dije se pas ndalimit në Janinë, Interpol Athina i ka dërguar të dhënat autoriteteve shqiptare, që bënë identifikimin e tij.

Haxhiu është dënuar me 18 vite burg për vrasjen e Zamir Latifit e Jurgen Hoxha dhe plagosjen e Marjus Xhepexhiu e Bujar Turku. Ngjarja në fjalë ndodhi në Lushnjë në vitin 2017.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI