Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Joe Alwyn shfaqet për herë të parë në publik pas ndarjes nga Taylor Swift

Lapsi.al 24 May 2023
Joe Alwyn shfaqet për herë të parë në publik pas

Aktori britanik bëri paraqitjen e tij të parë publike që nga ndarja nga Taylor Swift në një darkë për shtëpinë franceze të modës, Celine.

Celine ndau një foto të Alwyn në postimet  e tyre në Instagram.  Darka, e mbajtur pas fesitvalit të Kanës, Eden-Roc, ishte një event me shumë të famshëm përfshirë Kaia Gerber, këngëtaren e BLACKPINK, Lisa Manobal dhe Future.

Alwyn dhe Swift ishin së bashku për gjashtë vjet përpara se të ndaheshin në mars. ET ishte i pari që konfirmoi lajmin, me një burim që i tha medias T se ndarja ishte miqësore dhe "nuk ishte dramatike".  "Taylor dhe Joe janë në vende krejtësisht të ndryshme në jetën e tyre tani," tha burimi. "Ishte më shumë vendim i Taylor për t'u ndarë, por të dy e kuptuan se nuk ishin të duhur për njëri-tjetrin. Joe është më introvert, i turpshëm dhe i qetë."

“Ajo është shumë e fokusuar në turne dhe në karrierën e saj”, shtoi burimi. "Taylor nuk ka asgjë tjetër veçse respekt për Joe dhe me të vërtetë e donte. Ata kishin një lidhje të thellë dhe ajo e vlerësoi vërtet këtë. Ajo shpreson se ata mund të jenë miq në të ardhmen." Që atëherë Taylor ka nisur një romancë me këngëtarin e 1975-ës, Matty Healy./Lapsi.al

Të këshilluara

David Beckham tallet me Victorian në TikTok

David Beckham zbuloi rutinën e tij të grimit në një video që postoi në ‘TikTok;-un e gruas së tij, Victoria. Futbollisti është shfaqur gjysmë i zhveshur në kame...

13:08

Një ditë e re një problem i ri për Shakira

Shakira është sërish në qendër të vëmendjes, por këtë herë për muzikën. Në fillim të kësaj jave ajo publikoi videoklipin e këngës së saj të re, “Acrostico” ,...

09:38

Fansat kundër Taylor Swift, shkak muzikanti

Fansat e Taylor Swift  kanë shkruar një letër të hapur duke i kërkuar artistes të adresojë polemikat e shumta të Matty Healy në mes të romancës së tyre të përfo...

16:41

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI