Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Katy Perry heq dorë nga "American Idol"?

Lapsi.al 24 May 2023
Katy Perry heq dorë nga "American Idol"?

Katy Perry thuhet se dëshiron të tërhiqet nga roli i saj  si gjyqtare në "American Idol" sepse ndihet e keqinterpretuar nga shfaqja.

Sipas Daily Mail, artistja beson se  është “hedhur nën autobus nga producentët” të cilët kanë redaktuar shfaqjen për ta bërë atë të duket si “gjyqtarja e keqe”. Katy, e cila ka qenë pjesë e spektaklit për gjashtë sezonet e fundit - është kritikuar shumë herë për komentet që u ka bërë konkurrentëve. Ajo u akuzua fillimisht  për komentin ndaj konkurrentes Sara Beth Liebe duke thënë se nëna e tre fëmijëve  kishte "qenë shtrirë në tavolinë për një kohë shumë të gjatë".

Liebe kritikoi shakanë "dëmtuese" të Perry në një video të TikTok pasi audicioni i saj u transmetua në mars, duke shtuar, "Unë mendoj se është mjaft e vështirë të jesh nënë dhe është mjaft e vështirë të jesh grua". Më pas, në prill, Perry kundërshtoi zgjedhjen e veshjes së konkurrentes Nutsa Buzaladze. “Nutsa, një gjë që do të doja të shihja nga ju nuk është një veshje me xixa. E di që do të jetë e vështirë.”

Page Six raportoi ekskluzivisht se Katy nuk shqetësohet  nga kritikat që i vijnë.“Katy nuk shqetësohet nga reagimi”, tha ekskluzivisht një burim. “Ky ka qenë një sezon me shumë talente kështu që ajo thjesht po bën punën e saj.” Insajderi shpjegoi seajo"ka një sens unik humori që mund të mos përkthehet gjithmonë mirë në kamera, por  kurrë nuk ka ndonjë qëllim të keq" ndërsa gjykon konkursin e këngës. “Ajo është një mentore dhe një mike për garuesit”, theksoi burimi./Lapsi.al

Të këshilluara

David Beckham tallet me Victorian në TikTok

David Beckham zbuloi rutinën e tij të grimit në një video që postoi në ‘TikTok;-un e gruas së tij, Victoria. Futbollisti është shfaqur gjysmë i zhveshur në kame...

13:08

Një ditë e re një problem i ri për Shakira

Shakira është sërish në qendër të vëmendjes, por këtë herë për muzikën. Në fillim të kësaj jave ajo publikoi videoklipin e këngës së saj të re, “Acrostico” ,...

09:38

Fansat kundër Taylor Swift, shkak muzikanti

Fansat e Taylor Swift  kanë shkruar një letër të hapur duke i kërkuar artistes të adresojë polemikat e shumta të Matty Healy në mes të romancës së tyre të përfo...

16:41

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI