Flash

Kuvendi miraton nesër rritjen e pagave për administratën

Lapsi.al 24 May 2023
Kuvendi miraton nesër rritjen e pagave për administratën

Parlamenti pritet te miratoje nesër dy projektligje, që janë pjesë e reformës së pagave, më e madhja që do të aplikohet deri më sot. Behet fjalë për rritjen e pagave të të gjithë administratës publike, ku përfshihet qeveria qendrore dhe ajo lokale. Ne total do të përfitojnë 130 mijë punonjës.

Pagat do të rriten gjate këtij viti dhe vitit të ardhshëm, ku parashikohet qe rroga mesatare te arrije ne 900 euro.

Bashke me administratën do te rriten dhe pagat e deputeteve dhe ministrave, behet fjale gati për dyfishimin e tyre. Mazhoranca dhe opozita bashkuan votat ne komision për rritjen e tyre. Reforma ka një kosto totale prej 39 miliard lekësh. Kryeministri ka argumentuar se ajo është e nevojshme ne kushtet e emigrimit të fuqisë punëtore si dhe për t’i bërë pagat me konkurruese me vendet e rajonit.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI