Flash

Një ditë e re një problem i ri për Shakira

Lapsi.al 24 May 2023
Një ditë e re një problem i ri për Shakira

Shakira është sërish në qendër të vëmendjes, por këtë herë për muzikën.

Në fillim të kësaj jave ajo publikoi videoklipin e këngës së saj të re, “Acrostico” , pjesë të së cilës ishin edhe dy fëmijët që ka me Gerard Pique-n, Milan dhe Sasha.

Përfshirja e dy fëmijëve ka shkaktuar mjaft bujë dhe polemika edhe te fansat e artistes së famshme, të cilët menduan se ishte e tepruar.

Megjithatë, kjo nuk është e vetmja polemikë që ka shkaktuar “Acrostico” pasi thuhet se Paula Matheus e ka akuzuar që ngjason shumë me këngën e saj “Te dije la verdad”.

“Dyshoj se Shakira ka bërë plagjiaturë. Janë gjëra që ndodhin në muzikë ndonjëherë që janë rastësi. Është e vërtetë që duken njësoj, por kjo është një gjë e mirë”.

Nuk është hera e parë që kolumbianja akuzohet për plagjiaturë, kjo ka ndodhur së fundmi me këngën që ka bërë me Bizarrap në të cilën thuhej se kishte shumë ngjashmëri me “Solo tu” të Briellas.

Të këshilluara

Fansat kundër Taylor Swift, shkak muzikanti

Fansat e Taylor Swift  kanë shkruar një letër të hapur duke i kërkuar artistes të adresojë polemikat e shumta të Matty Healy në mes të romancës së tyre të përfo...

16:41

Ndahet nga jeta aktori i "Thor"

Aktori Ray Stevenson, i cili portretizoi personazhin Volstagg në Thor ka ndërruar jetë. Lajmi u konfirmua nga përfaqësuesi i tij për E! News. Ndërsa detaje t...

15:07

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI