Flash

Pas dërrmimit në zgjedhje rishfaqet Roland Bejko: Fajin e ka Saliu

Lapsi.al 24 May 2023
Pas dërrmimit në zgjedhje rishfaqet Roland Bejko: Fajin e ka Saliu

Pas dërrmimit në zgjedhjet lokale, ku si kandidat për bashkinë e Tiranës doli i katërti me vetëm 12 mijë vota, Roland Bejko foli për zhvillimet e fundit politike në PD dhe merakun që ai ka për shkëputjen nga "berishizmi".

Bejko komentoi edhe propozimin që i është bërë Jorida Tabakut si kryetare e komanduar e PD.

Gjatë bisedës në studio, Bejko tha se Partia Demokratike e ka të domosdoshme ristrukturimin dhe se duhet të ketë një PD ku të mbizotërojë meritokracia.

“Si PS që u shpall fituese e zgjedhjeve edhe foltorja vazhdon aksionin politik dhe PD ku unë jam sot, unë dua që PD të marrë jetë të bëjë politikë dhe të hiqet dorë nga e kaluara.

Deklarata e Tabakut nuk më thotë asgjë. Nuk më intereson nëse pranon propozimin e kryetare e komanduar e PD. Tabaku ka një javë që mendohet. Me Tabakun kam pasur qëndrime të ndryshme.

Unë kërkoj që të fillojë organizimi të mblidhet Kryesia për të nisur organizimi në të gjitha nivelet. Kam kontaktuar një pjesë të anëtarëve të Kryesisë dhe ua kam marrë firmat, është e thjeshtë nuk ka të bëjë me ndonjë puç. Nëse ka një gabim trashanik në të kaluarën është fakti që i kanë lejuar Berishës të gjithë atë hapësirën. PD e ka emergjencë ristrukturimin e vetes. Duhet të ketë një ndarje përfundimtare nga e kaluara dhe berishizmi” - u shpreh Roland Bejko në rubrikën “Opinion” në News24.

Komenti për takim e Bashës me të rinjtë

"Do të doja një parti ndryshe nga ajo e shkuara jo një parti të kryetarit, por një parti me pushtete të ndara. Të gjithë kanë tagrin për të rikandiduar. Ai ka shumë kohë që nuk ka folur. Besoj se është një shenjë rikthimi…Unë theksoj që duhet të mblidhet Kryesia dhe të ndezim motorët." - u shpreh Bejko.

©Lapsi.al 

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57

Me sytë katër

PAPARAZZI