Flash

Vrαsja në Kavajë/ Arrestohet miku i Habib Rexhës, e ndihmoi të largohet

Lapsi.al 24 May 2023
Vrαsja në Kavajë/ Arrestohet miku i Habib Rexhës, e ndihmoi

Miku i Habib Rexhës, Ervis Kurti është shoqëruar në polici. Ai është arrestuar pasi Rexha, pas vetëdorëzimit në polici, ka treguar se ka qenë me shokun e tij Kurti ditën kur ka vrarë Arjan Gosën. Ka dyshime se Kurti ka ndimuar Rexhën të arratiset nga vendi i ngjarjes. Rexha tha se shoqëruesi i tij nuk ishte fare në dijeni për vrasjen. 

31-vjeçari Rexha tha se ishte duke lëvizur me shokun e tij Kurti kur kanë parë Gosën në një lokal bashkë me babain e tij. Ai ka parkuar makinën diku dhe ka shkuar në këmbë te lokali. Aty ka vrarë Gosën dhe është larguar. Habib Rexha thotë se pas vrasjes është larguar në drejtim të Durrësit dhe më pas Kukësit me shokun e tij.

"Isha përballë kafenesë, në një kancelari, kur kam parë Arian Gosën në kafene me babain e tij. U largova 300-400 metra. Parkova makinën dhe u nisa në drejtim të lokalit në këmbë. Nuk isha duke e ruajtur. E pashë rastësisht dhe veprova nga gjaknxehtësia. Në makinë isha me një shokun tim. Dhe po me shokun jam larguar në fillim drejt Durrësit e më pas në Kukës. Vendosa të vetëdorëzohesha me kërkesë të babait tim në bashkëpunim me policinë.", tha Rexha. 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI