Flash

Vrasja në Ekuador/ Aktivistja polake, dosjet e zhdukura dhe mafia shqiptare

Më 8 qershor, Monika Silva-Koniuszek u vra në Ekuador. Pasi siguroi një hard disk që përmbante dokumente të mbledhura nga aktivistja polake, BIRN zbuloi një rrjet kompanish të lidhura me banda shqiptare, të cilat dyshohet se përdoreshin për pastrimin e parave nga trafiku i drogës.

20:28 Szymon Opryszek

Adriatik Lapaj: Po dëgjoj 100 teori për djegien e makinës sime

Lapsi.al 25 May 2023
Adriatik Lapaj: Po dëgjoj 100 teori për djegien e makinës sime

Aktivisti Adriatik Lapaj ka reaguar sërish për incidentin që i ndodhi me makinën e tij paraditen e sotme. Makina e tij shpërtheu në flakë, por fatmirësisht nuk pati persona të lënduar. Vetë Lapaj në fillim bëri një sqarim se gjithçka ishte një difekt, por më pas ka bërë një status të gjatë. Ai thotë se është detyruar të bëjë këtë sqarim pasi ka dëgjuar 100 teori për atë që ka ndodhur.

“Makinat bëjnë defekte. Bëri dhe imja pas 8 vitesh përdorim. Nuk më pyeti mua...thjesht u dorëzua. Duke parë që e bënë lajm edhe pse nuk kishte gjë për lajm sa kohë nuk e pyetën të Zotin, pra mua se çfarë ndodhi...e duke dashur të qetësojë miqtë se isha mirë, publikova se ishte defekt...siç vërtet ishte.

Tani rri dëgjo dhe 100 teori se si makina ime nuk duhet të bënte defekt pa pyetur gjithë konspiracionistët e Tiranës. Të më fali kushdo nga këta të konspiracioneve që më bëri makina defekt pa i pyetur! Atdheu im hallemadh...je në hall...interneti i dha hapësirë kujtdo...

Falenderoj çdo mik e njeri të mirë që u shqetësua për mua! Ma bëni hallall! Do kisha dashur që filtri partikular i makinës time të mos qe dorëzuar! Do kisha dashur të jetoja në një vend normal ku nuk bëhet lajm çdo gjë pa doganë e ku nuk shqetësohen njerëzit së koti!

Më falni që u shqetësuat, por as unë nuk kam faj! Këtu jetojmë...ndaj duhet ta ndryshojmë! Nuk do më mungojë makina se unë kryesisht eci në këmbë. P.S si ka thënë populli...mirë makina që më ngordhi, po nuk të lënë as ... ??” – shkroi Lapaj në Facebook. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57

Me sytë katër

PAPARAZZI