Flash

Elbasan/ Mashtroi klienten për dy gjyqe duke i marrë 4200 euro, arrestohet avokati

Lapsi.al 25 May 2023
Elbasan/ Mashtroi klienten për dy gjyqe duke i marrë 4200 euro,

Një avokat 51-vjeçar nga Elbasani është vënë në pranga nga policia për mashtrim. Ai i ka marrë klientes së tij 4200 euro, por nuk e ka ndihmuar me çështjet gjyqësore që ajo kishte.

Klientja së bashku me familjen e saj e kishin autorizuar me prokurë avokatin G.K për të ndjekur në gjykatë, dy çështje gjyqësore, një çështje pronësie dhe një zgjidhje martese. Ata i kishin bërë një pagesë prej 4200 euro, por  avokati nuk kishte kryer asnjë veprim juridik për ndjekjen e këtyre çështjeve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI