Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Kërkesa e Shakiras për Tom Cruise

Lapsi.al 25 May 2023
Kërkesa e Shakiras për Tom Cruise

Shakira është përfolur për disa romanca që kur mbërriti në Miami, ku tani banon me dy djemtë e saj Milan dhe Sasha.

Gjatë Çmimit të Madh të Majamit të Formula 1 disa javë më parë, këngëtarja kolumbiane u pa duke kaluar kohë me personazhe të ndryshëm, përfshirë aktorin e njohur Tom Cruise. Ajo u pa gjithashtu duke darkuar me pilotin e Formula 1, Lewis Hamilton dhe së fundmi është  është përfolur se është në njohje me yllin e Miami Heat, Jimmy Butler. Shakira mori pjesë në një nga ndeshjet e Heat, duke nxitur edhe më shumë spekulimet.

Mediat, duke përfshirë Page Six, kanë raportuar se Tom Cruise shprehu një interes të madh për të takuar Shakirën. Megjithatë, revista Heat pohon se këngëtarja i është lutur që të mos flirtonte me të. Burimi sqaroi se Shakira nuk është e tërhequr pas tij dhe nuk ka asnjë interes romantik, pavarësisht se ndihet e vlerësuar. Ajo ishte thjesht miqësore dhe i përcolli mesazhin e saj Cruise në një mënyrë të sjellshme.

Sipas US Weekly, ajo nuk ka ndërmend të vazhdojë asgjë më tej me Cruise, megjithëse ata kaluan një kohë "argëtuese" kur u takuan në eventin e Formula 1.

Miqtë e familjes së Shakirës, si Ana Lourdes Martinez dhe Emilio Estefan, folën për Page Six, duke theksuar se ndërveprimet mes tyre ishin miqësore dhe nuk tregonin një lidhje romantike.“Miami ka qenë gjithmonë shtëpia dhe streha e Shakirës”, konfirmoi Martinez. Edhe pse ajo jetonte në Spanjë shumicën e kohës, Miami ka qenë gjithmonë një vend që ajo e ka dashur. Kur miqtë janë në Miami, ata mblidhen së bashku. Shtypi dëshiron të krijojë një romancë, por ajo e njeh Tom për një kohë të gjatë. Ajo është e fokusuar te familja e saj."/Lapsi.al

Të këshilluara

Çfarë raporti kanë Kristi dhe Jori

Kur ishin në “Big Brother VIP”, Jori dhe Kristin nuk kishin ndonjë marrëdhënie të afërt. Madje, ata patën edhe disa keqkuptime e debate me njëri-tjetrin. Por...

16:04

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI