Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Kim Kardashian shpërthen kundër Kanye West

Lapsi.al 25 May 2023
Kim Kardashian shpërthen kundër Kanye West

Kim Kardashian ka shpërthyer kundër  "gënjeshtrave" të ish-bashkëshortit Kanye West në media.

"Ka pasur shumë gjëra me Kanye tani dhe tani po shfaqen  në media, emisione radiofonike dhe intervista," i tha Kim me sy të përlotur nënës së saj, Kris Jenner, gjatë premierës së sezonit 3 të "Kardashian" këtë javë, duke shtuar se ajo e kaloi mëngjesin "duke pasur një sulm ankthi".

Themeluesja e Skims tregonte se sa e rraskapitur është nga detyrimi për të "heshtur" pasi reperi thotë "gënjeshtra" për familjen e tyre. “Edhe pas gjithçkaje që Kanye thotë për ne unë nuk komentoj kurrë”, tha ajo. “Unë kurrë nuk postoj, ndërkohë ai ka krijuar tregimin më të çmendur për ty dhe ka folur për kasetën intime. "Ne qëndrojmë të heshtur," vazhdoi Kardashian. "Ne qëndrojmë të heshtur ndaj të gjitha gënjeshtrave, të gjitha gjërave."

Skena duket se është filmuar rreth kohës kur West po postonte në Instagram mesazhet me ish-gruan e tij tani. Në rrëfimin e saj, megjithatë, Kim shpjegoi se ajo është më "zemërthyer" për Jenner, sepse ajo duhet "të merret me kaq shumë" që rrjedhin nga përhapja e thashethemeve të rreme të Kanye se ajo ka fjetur me Drake.

Edhe pse ish çifti ishin së bashku për tetë vjet, ajo u shpreh se stilisti i Yeezy "e shikon me përbuzje" për  shkak të kasetës së saj me Ray J. "Të gjitha sharjet e tij, nuk e di si t'i quaj do të jenë shumë më të dëmshme për fëmijët një ditë sesa do të jetë ndonjëherë kaseta ime," i tha Kim mamasë së saj ndërsa ajo qante./Lapsi.al

 

Të këshilluara

Alec Baldwin përfundon xhirimet e Rust

Alec Baldwin ka përfunduar xhirimet e filmit Rust. Të hënën, Baldwin ndau një foto në Instagram të dy anëtarëve të kastit në film - Patrick Scott McDermott d...

15:20

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI