Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Lily Rose Depp reagon ndaj pjesëmarrjes së Johnny në Cannes

Lapsi.al 25 May 2023
Lily Rose Depp reagon ndaj pjesëmarrjes së Johnny në Cannes

Lily-Rose Depp po tregon mbështetje për babain e saj pas premierave të tyre të njëpasnjëshme në Festivalin e Filmit në Kanë 2023.

Duke folur për ET nga Jugu i Francës , aktorja ndau ndjenjat e saj për pjesëmarrjen e Johnny Depp në Cannes, ku drama e tij biografike Jeanne du Barry u prit me ovacione të vazhdueshme. "Jam super e lumtur për të. Jam shumë e emocionuar," tha Lily-Rose, në një intervistë virtuale. "Dhe është kaq e mrekullueshme që ne mund të bëjmë projekte për të cilat jemi super krenarë."

59-vjeçari mbërriti në festivalin prestigjioz të filmit një vit pas gjyqit të tij shumë të publikuar për shpifje me ish-bashkëshorten Amber Heard. Në burim i tha kohët e fundit PEOPLE se Johnny "po kalon kohë shumë të mira" tani. "Atij i pëlqen shumë të punojë dhe të bëjë turne përsëri. Ai ka arritur ta kthejë jetën e tij. Ka prioritet shëndetin dhe punën ”, u shpreh burimi.

Sa i përket Lily-Rose, ajo mori pjesë në festival për debutimin e serialit të saj,The Idol, me protagonist Abel Tesfaye (i njohur edhe si The Weeknd) dhe me regji të Sam Levinson. Për herë të parë duke e parë si audiencë, Lily-Rose tha se ndjenja ishte "e pabesueshme", duke shtuar se "Ndjehej një festë kaq e bukur dhe një kulm i gjithçkaje që kemi kaluar së bashku. Krijuam këtë familje të vogël dhe u ndjeva shumë mirë. Ishte shumë bukur  të shikoja reagimin e audiencës dhe më në fund arrita të ndaj diçka me botën që jemi të gjithë kaq krenar".

Të këshilluara

Kim Kardashian shpërthen kundër Kanye West

Kim Kardashian ka shpërthyer kundër  "gënjeshtrave" të ish-bashkëshortit Kanye West në media. "Ka pasur shumë gjëra me Kanye tani dhe tani po shfaqen  në med...

13:56

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI