Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

A do të ketë dasëm këtë vit, flet Sara Hoxha

Lapsi.al 26 May 2023
A do të ketë dasëm këtë vit, flet Sara Hoxha

Ledri Vula lançoi më 24 maj albumin e tij të ri “1 G.O.A.T për ty”. Promovimi i albumit është bërë në një club në Prishtinë ku kanë qenë të pranishëm familjarë, miq, bashkëpunëtorë dhe personazhe të shumta publike.

Sigurisht vëmendje mori edhe partnerja e tij Sara Hoxha, që është kthyer në një personazh shumë të dashur. Në një intervistë për ‘T7’, Sara ka folur rreth gjërave të reja, projekteve e jetës personale.

Ajo la të kuptohet se në verë do vijë me një projekt, por nuk e zbuloi se për çfarë bëhet fjalë. “Do e shikoni shumë shpejt, nuk mund të flasë akoma”-tha ajo.

E pyetur nëse do ketë dasmë këtë vit, influecerja e mohoi duke thënë se nuk kanë asnjë pla. “Jo. Nuk është e vërtetë nuk do martohemi këtë vit. Nuk kemi asnjë plan.”- u përgjigj Sara.

Sa i përket planeve për zgjerimin e familjes ajo tha: “Kemi menduar shpeshherë (për një motër ose vëlla për Poem). Unë dëshirë kam të bëj dhjetë (fëmijë), por duke qenë se unë jam e vetmja që duhet t’i bëj nuk do ndodhë. (qesh) Duke parë duke bërë. Dëshira është shumë e madhe që Poi most ë mbetet fëmijë i vetëm. Unë kam qejf t’i bëj një motër duke qenë se e kam dashur gjithnjë një motër dhe nuk e kam patur”- tha Sara.

Gjithashtu, ajo deklaroi se nuk do jetë pjesë e asnjë prej videoklipeve të Ledrit të xhiruara për albumin e ri.

Të këshilluara

Pse Tina Turner donte të "ikte" nga fama?

Këngëtarja "What's Love Got to Do With It" ,Tina Turner nuk e ka ndjerë gjithmonë dashurinë nga bota. Në fakt, duke u kujtuar vazhdimisht nga publiku për abu...

14:19

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI