Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Alec Baldwin: Doja të ikja nga Hollywood pas tragjedisë në "Rust"

Lapsi.al 26 May 2023
Alec Baldwin: Doja të ikja nga Hollywood pas tragjedisë në

Alec Baldwin ka pranuar se donte të largohej nga qendra e vëmendjes pasi qëlloi aksidentalisht Halyna Hutchins në xhirimet e filmit Rust.

Kineastja ndërroi jetë në vitin 2021, pasi një armë që mbante Alec u shkarkua aksidentalisht. Alec ishte akuzuar për dy akuza për vrasjee të pavullnetshme, por akuzat që atëherë janë hequr.

Pas incidentit tragjik, Alec bëri një pranim zemërthyes për gruan e tij Hilaria Baldwin teksa reflektonte për karrierën e tij në Hollywood."Nuk dua ta bëj më këtë. Nuk dua. Nuk dua të jem person publik," i tha ai. Në një intervistë për The Times, aktori 65-vjeçar pranoi se ende po lufton të pajtohet me të shtënat fatale. Pavarësisht karrierës së tij të gjatë dhe arritjeve të jetës së tij, Alec beson se është vdekja e Halynës për të cilën do të mbahet mend.

Aktori i Still Alice tha se gruaja e tij e ka ndihmuar atë të mbijetojë gjatë 18 muajve të fundit pasi  u përball me akuza penale dhe e vlerësoi atë për "marrjen e kontrollit të jetës së tij". Ai rifilloi xhirimet për Rust muajin e kaluar dhe shpreson se filmi do të përfundojë deri në fund të majit. Pavarësisht se filmi vazhdon ende, një skenë tragjike "nuk do të rixhirohet", sipas raporteve.

Në kohën e vdekjes së Halyna-s, kasti po punonte në një përleshje me armë, e cila u filmua brenda një kishe në Santa Fe, New Mexico.Një burim ka thënë se skena tani është hequr nga filmi dhe nuk do të ri-filmohet. Duke folur për Daily Mail, ata gjithashtu konfirmuan se nuk ka plane për të filmuar ndonjë skenë tjetër duke përdorur kishën origjinale si sfond./Lapsi.al

 

Të këshilluara

Çfarë po ndodh me Fjolla Morinën

Fjolla Morina është kthyer kohët e fundit në një nga vajzat më të komentuara në median rozë, për shkak të deklaratave ‘bombë’ ndaj ish-partnerit e ndaj kolegeve...

16:30

Pse Tina Turner donte të "ikte" nga fama?

Këngëtarja "What's Love Got to Do With It" ,Tina Turner nuk e ka ndjerë gjithmonë dashurinë nga bota. Në fakt, duke u kujtuar vazhdimisht nga publiku për abu...

14:19

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI