Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Arnold Schwarzenegger zbulon nëse do marrë pjesë në filmat e "Marvel"

Lapsi.al 26 May 2023
Arnold Schwarzenegger zbulon nëse do marrë pjesë në filmat e

Arnold Schwarzenegger mund të ndjekë hapat e dhëndrit të tij të famshëm Chris Pratt. Kur u pyet në një intervistë të re për Men's Health nëse do të mendonte ndonjëherë një të ardhme në Universin Marvel, ai u përgjigj: "Nëse roli është i duhuri!"

Adhuruesit e Marvel mund të kujtojnë se aktori i Terminator së fundmi lavdëroi Pratt për performancën e tij si Star-Lord/Peter Quill në Guardians of the Galaxy Vol. 3 përmes një mesazhi në Twitter. Ai shkroi :pashë #GuardiansOfTheGalaxyVol3 mbrëmë dhe WOW, @prattprattpratt, ishe super. Një përzierje  perfekte e komedisë dhe aksionit. Më pëlqeu dhe jam shumë, shumë krenar për ty."

Ashtu si dhëndri i tij, Schwarzenegger ka qenë gjithashtu i zënë me rolet e tij në filma aksion dhe aventurë. Muajin e kaluar, Deadline raportoi se ai do të kthehet në ekran pas një ndërprerjeje katërvjeçare nga karriera e tij e aktrimit me filmin e ardhshëm aksion Breakout. Ish-guvernatori i Kalifornisë do të bashkohet me regjisorin Scott Waugh për filmin, në të cilin aktori do të luajë një burrë të quajtur Terry Reynolds, i cili synon të nxjerrë nga burgu djalin e tij në një vend të huaj, raportoi gazeta. Xhirimet pritet të fillojnë në Evropën Lindore më vonë këtë vit./Lapsi.al

Të këshilluara

Pse Tina Turner donte të "ikte" nga fama?

Këngëtarja "What's Love Got to Do With It" ,Tina Turner nuk e ka ndjerë gjithmonë dashurinë nga bota. Në fakt, duke u kujtuar vazhdimisht nga publiku për abu...

14:19

Kërkesa e Shakiras për Tom Cruise

Shakira është përfolur për disa romanca që kur mbërriti në Miami, ku tani banon me dy djemtë e saj Milan dhe Sasha. Gjatë Çmimit të Madh të Majamit të Formul...

17:35

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI