Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Cher reagon ndaj ndarjes nga jeta të Tina Turner

Lapsi.al 26 May 2023
Cher reagon ndaj ndarjes nga jeta të Tina Turner

Cher ka nderuar "shoqen e saj perfekte" Tina Turner pas lajmi për ndarjen e saj nga jeta. Këngëtarja ikonë ndërroi jetë në moshën 83 vjeçare nga shkaqe natyrale. Megjithatë Tina po luftonte me presionin e lartë të gjakut dhe dështimin e veshkave.

Bashkëshorti i saj Erwin Bach madje dhuroi një veshkë në mënyrë që gruaja e tij të mund të bënte një transplant, por ishte tepër vonë dhe Tina i kaloi muajt e saj të fundit duke patur  "të përziera dhe marramendje". “Ajo e luftoi këtë sëmundje për një kohë kaq të gjatë dhe ishte aq e fortë”, zbuloi Cher. Por në fund ajo më tha një herë, 'Unë jam vërtet gati të vdes. Nuk dua ta duroj më këtë'”.

Duke folur në The Beat të MSNBC me Ari Melber,artistja  shtoi: "Ajo po kalonte një kohë të mirë, pavarësisht se ishte vërtet e sëmurë dhe nuk donte që njerëzit ta dinin këtë gjë." Duke e nderuar Tina-n, Cher e përshkroi atë si "një nga artistet më të mëdha në brezin tonë" dhe tha se nuk kishte asnjë person tjetër që mund t'i afrohej.“Ajo më dha shumë forcë dhe jam e sigurt që ka inkurajuar kaq shumë të rinj, por ajo më dha shumë forcë. Dhe unë i dhashë shumë forcë gjithashtu./Lapsi.al

Të këshilluara

Çfarë po ndodh me Fjolla Morinën

Fjolla Morina është kthyer kohët e fundit në një nga vajzat më të komentuara në median rozë, për shkak të deklaratave ‘bombë’ ndaj ish-partnerit e ndaj kolegeve...

16:30

Pse Tina Turner donte të "ikte" nga fama?

Këngëtarja "What's Love Got to Do With It" ,Tina Turner nuk e ka ndjerë gjithmonë dashurinë nga bota. Në fakt, duke u kujtuar vazhdimisht nga publiku për abu...

14:19

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI