Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Kim Kardashian: Kanye më akuzonte se e tradhëtoja me Drake

Lapsi.al 26 May 2023
Kim Kardashian: Kanye më akuzonte se e tradhëtoja me Drake

Kim Kardashian foli për marrëdhënien e saj me Kanye West gjatë premierës së sezonit të tretë të The Kardashians, duke zbuluar se ai filloi një thashethem se ajo kishte një lidhje me Drake.

“Ishte ai që nisi një thashetheme që thonte se kisha qenë e lidhur me Drake. Ai më akuzoi publikisht për këtë gjatë martesës tonë”, shpjegoi ajo. “Pra, personi që supozohet të më mbrojë më shumë – publikisht do të më akuzonte se kam pasur një lidhje gjatë gjithë martesës sonë. Unë me të vërtetë nuk mund ta besoj si ai mendon se është një mbrojtës."

Kim zbuloi gjithashtu se Kanye kërkoi "miratim" për atë që ajo thotë për të në The Kardashians : "Unë i thashë , 'Ti fole për mua në këtë këngë,në  këtë intervistë dhe nuk më kërkove leje.” Dhe unë kurrë nuk kam thënë apo do të them diçka të keqe. Unë kurrë nuk them asgjë negative.W

Diku tjetër, Kim i tha Kris Jenner se Kanye "flet për kasetën time në të gjithë mediat", duke thënë "faleminderit që ia kujtove njerëzve. Të gjitha dredhitë e tij as nuk e di si t’i quaj – do të jenë shumë më të dëmshme për fëmijët një ditë se sa kaseta ime. Dhe unë duhet të ulem këtu dhe të mos them asgjë, sepse e di që një ditë fëmijët e mi do ta vlerësojnë këtë dhe e di që është gjëja më e mirë për ta."/Lapsi.al

Të këshilluara

Kërkesa e Shakiras për Tom Cruise

Shakira është përfolur për disa romanca që kur mbërriti në Miami, ku tani banon me dy djemtë e saj Milan dhe Sasha. Gjatë Çmimit të Madh të Majamit të Formul...

17:35

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI