Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Pse Tina Turner donte të "ikte" nga fama?

Lapsi.al 26 May 2023
Pse Tina Turner donte të "ikte" nga fama?

Këngëtarja "What's Love Got to Do With It" ,Tina Turner nuk e ka ndjerë gjithmonë dashurinë nga bota.

Në fakt, duke u kujtuar vazhdimisht nga publiku për abuuzimin që ajo pësoi nga ish-bashkëshorti i saj i ndjerë, Ike Turner,ajo kaloi ditët e saj të fundit jashtë vëmendjes.

Në dokumentarin - të cilin Rock and Roll Hall of Fame e quajti një lamtumirë të hidhur për fansat - Turner, e cila vuajti nga çrregullimi i stresit post-traumatik, u ankua për titujt e pafund të mediave  gjatë martesës së saj 16-vjeçare me Ike. "Nuk isha e interesuar të tregoja atë histori  të jetës sime," tha ajo. "Por unë ndjeva se kjo ishte një mënyrë për t'i larguar gazetarët nga jeta ime."

Vite përpara publikimit të dokumentarit,  artistja ekspozoi në mënyrë tronditëse dhunën në familje të Ike në kujtimet e saj të vitit 1986, "I, Tina" dhe përsëri në filmin biografik të vitit 1993, "What's Love Got To Do With It", me protagonisten e nominuar për Oscar, Angela Bassett. "Historia u shkrua që unë të mos e diskutoja më këtë çështje," u shpreh Turner.

Në dokument, këngëtarja e "Fool in Love" detajoi dhunimet fizike dhe se*suale që iu nënshtrua për vite me radhë. "Ai më rrihte me këpucë," tha Turner në pamjet e paraqitura të një interviste me People, duke shtuar se ajo ishte shtatzënë me djalin e saj Ronnie në atë kohë. “Pastaj më sulmonte se*sualisht. Ky ishte fillimi i torturës,” vazhdoi ajo. Tina vazhdoi e përshkruante jetën me Ike si "të jetosh një jetë vdekjeje"./Lapsi.al

 

Të këshilluara

Kërkesa e Shakiras për Tom Cruise

Shakira është përfolur për disa romanca që kur mbërriti në Miami, ku tani banon me dy djemtë e saj Milan dhe Sasha. Gjatë Çmimit të Madh të Majamit të Formul...

17:35

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI