Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Bella Thorne fejohet me producentin Mark Emms

Lapsi.al 28 May 2023
Bella Thorne fejohet me producentin Mark Emms

Këngëtarja Bella Thorne dhe i dashuri i saj, producenti i filmit dhe televizionit Mark Emms, janë fejuar, ka konfirmuar aktorja për Vogue.

Emms i propozoi  më 13 maj në shtëpinë e Thorne në Kaliforni, raportoi revista të premten. Edhe pse kanë më pak se dy javë nga fejesa, aktorja ka treguar se tashmë është duke menduar për martesën.

Ajo i tha Vogue se po planifikon një dasmë në fshat në Mbretërinë e Bashkuar, prej nga është Emms. Ajo gjithashtu ka vendosur për fustanet."Çdo nuse nuk ka nevojë për një fustan, por për katër!" Thorne tha për median teksa ndau se do të donte të vishte Dior ose Schiaparelli vintage në ditën e veçantë. Çifti u lidh në gusht 2022 pasi u takuan në festën e ditëlindjes së Cara Delevingne në Ibiza, raportoi Vogue. “Ishte dashuri me shikim të parë teksa po lindte dielli”, zbuloi Bella.

Kur ajo dhe Emms filluan për herë të parë lidhjen e tyre vitin e kaluar, një burim i tha PEOPLE,  se "ata po argëtohen". Ata u panë duke u puthur në një jaht në Mykonos, Greqi në gusht, dhe burimi i brendshëm shtoi se dyshja ishin bashkë për rreth një muaj në atë kohë. Në shkurt, çifti u zyrtarizua në Instagram pasi aktorja postoi një foto me producentin  duke imituar skenën ikonike të spagetit Lady dhe Tramp. "Gjeni dikë me të cilin dëshironi të ndani ëmbëlsirat tuaja ", shkroi ajo në mbishkrimin e postimit të Ditës së Shën Valentinit./Lapsi.al

Të këshilluara

Mbreti Charles nderon Tina Turner

Mbreti Charles III nderoi të ndjerën Tina Turner me një homazh muzikor pasi ajo ndërroi jetë të mërkurën. Monarku i sapo kurorëzuar lejoi Bandën e Gardës Uel...

10:05

Ledri Vula banor i BBV3?

Ledri Vula ka zbuluar se nëse do marrë pjesë në “Big Brother Vip 3”. Ai organizoi një mbrëmje me miqtë dhe kolegët e tij për promovimin e albumit të ri, “1 G...

10:46

Çfarë po ndodh me Fjolla Morinën

Fjolla Morina është kthyer kohët e fundit në një nga vajzat më të komentuara në median rozë, për shkak të deklaratave ‘bombë’ ndaj ish-partnerit e ndaj kolegeve...

16:30

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI