Flash

Hetimet/ Rrëmbimi i “Koçoles” dhe Sulovarit dyshohet se u urdhërua nga burgu

Lapsi.al 28 May 2023
Hetimet/ Rrëmbimi i “Koçoles” dhe Sulovarit dyshohet se

Në rrëmbimin dhe më pas zhdukjen pa gjurmë të dy personave në qytetin e Sarandës, Leonard Thodhori, njohur si “Koçole” dhe miku i tij Fatmir Sulovari, dyshohet se kanë marë pjesë 6 persona. 

Ora News raporton se gjatë hetimeve të kryera deri në këtë fazë, dyshohet se pjesëmarës në këtë ngjarje të rëndë, është dhe një i dënuar me burgim të përjetshëm me inicialet A.T, nga veriu i Shqipërisë. I dënuari përjetë, ka dyshime se ka orientuar njerëzit nga qelitë e burgut ku vuan dënimin, kjo për shkak se ai ka miqësi dhe ka vuajtur një pjesë të dënimit në të njëjtin burg, me të dyshuarin tjetër të kësaj ngjarje, shtetasin Ledjan A. nga Saranda.

Sipas të njëjtave burime, policia kriminale e Vlorës dhe ajo e Sarandës, kanë mbledhur informacione operative, të cilat flasin se rrëmbimi dhe më pas vrasja e Leonard Thodhorit dhe Fatmir Sulovarit, dyshohet të jetë dirigjuar nga ambjentet e burgut.

Ngjarja lidhet me përplasjen për trafikun e hashashit dhe kokainës nga Shqipëria në drejtim të Greqisë dhe ishullit të Kusturit, biznes ky që gjatë këtyre 6 muajve solli një seri vrasjes të ndodhura në Sarandë, Tiranë dhe shtetin grek. “Koçolja” dhe Sulovari, u zhdukën në rrethana misterioze në 6 Prill 2023, teksa shihen në pamje filmike që hipën në një Benz-Mercedez me targa greke dhe nuk dihet ende dhe sot ku ndodhen trupat e tyre.

Për këtë ngjarje vetëm një person është arrestuar, Sofokli Baxheri, i cili akuzohet për “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”. Baxheri, ka dijeni mbi identitetin e personave që kanë përdorur vilën e marë me qëra dhe benzin e përdorur në rrëmbimin e dy persona, por nuk është treguar bashkëpunues.

I arrestuari Sofokli Baxheri, është njeriu që ka gjetur shtëpinë me qera në fshatin Nivicë të Himarës, aty ku më pas është gjendur dhe makina tip “Benz-Mercedez”, me të cilën është rrëmbyer në Sarandë, Fatmir Sulovari. 

Baxheri, ka çuar personat që sipas tij nuk i ka njohur në ambientet e shtëpisë në Nivicë dhe është larguar. Ai ka dhënë një dëshmi kontradiktore përballë grupit të hetimit, duke u shprehur se shtëpinë ja kishte dhënë me qera një personi që jetonte jashtë shtetit dhe nuk e njihte.

Por policia dhe prokuroria e Sarandës, janë të bindur që pikërisht në këtë shtëpi, kanë qëndruar anëtarët e grupit kriminal që kanë kryer vrasjen e dy personave dhe vendosjen e tritolit në banesën e ndërtuesit Afëz Kulla, ngjarje kjo e ndodhur në 5 Dhjetor 2022 në Sarandë. Makina tip “Benz-Mercedez” me targa të vjedhura në Tiranë, prej muajit dhjetor 2022 është mbajtur në banesën e marë me qëra në Nivicë.

Dy personat e marrë peng, Leonard Thodhori, njohur si “Koçole” dhe miku i tij Fatmir Sulovari, ka shumë dyshime të forta se janë ekzekutuar në fshatin Vrinë të Sarandës, ndërsa trupat e tyre ende nuk janë gjetur. /ORA NEWS

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57

Me sytë katër

PAPARAZZI