Flash

Si nisën tensionet në Veri? Ndërkombëtarët fajësuan Kosovën për reagimin e nxituar

Lapsi.al 28 May 2023
Si nisën tensionet në Veri? Ndërkombëtarët

Të premten grupe qytetarësh serbe u përplasën me Policinë e Kosovës, e cila po ndihmonte kryetarët e rinj të tre komunave të banuara me shumicë serbe në veriun e vendit, për të hyrë në zyrat e tyre.

Serbët sulmuan me gurë policët dhe gazetarët, me ç’rast u lënduan pesë policë, të cilët kanë marrë trajtimin e duhur mjekësor, ata po ashtu kanë sulmuar edhe ekipet e gazetarëve, duke ua dëmtuar veturat e tyre.

Në mesin e dëmeve që shkaktuan serbët ishin edhe 4 vetura zyrtare. Policia në reagimin e saj bëri të ditur se kërkesat e tyre nuk ishin përfillur nga serbët, ku edhe kishin vazhduar me sulme.

“Kërkesat e ligjshme të zyrtarëve policorë nuk janë përfillur, persona të caktuar brenda turmës në Zveqan kanë shfaqur dhunë, kanë hedhur mjete të ndryshme të forta dhe shok bomba në drejtim të Policisë dhe automjeteve zyrtare. Me qëllim të parandalimit të rrezikut të drejtpërdrejtë të shfaqur ndaj jetës së zyrtarëve policorë, njësitet policore relevante në vetëmbrojtje ishin detyruar të reagojnë me mjetet e tyre të ligjshme, përfshirë gazin lotsjellës për shpërndarje të turmës, dhe për t’ua mundësuar hyrjen kryetarëve në objekte komunale”, kishte njoftuar Policia.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI