Flash

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57

I bllokuar/ Kreu i komunës së Leposaviqit do kalojë natën në zyrë

Lapsi.al 29 May 2023
I bllokuar/ Kreu i komunës së Leposaviqit do kalojë natën

Kryetari shqiptar i komunës së Leposaviçit, Lulzim Hetemi ka mbetur i bllokuar në objektin e komunës. Ai kishte shkuar në zyrë që në orën 06:30 të mëngjesit dhe sipas mediave të Kosovës ai është ende duke qëndruar aty.

Klan Kosova raporton se i zgjedhuri i Lëvizjes Vetëvendoje gjendet brenda me vëllanë e tij dhe do ta kalojë natën aty, në pamundësi të largohet për shkak të situatës së krijuar.

Gjatë ditës në Leposaviç serbët kanë protestuar që në orët e para të mëngjesit. Më vonë një pjesë e tyre është shpërndarë. Ata kanë protestuar edhe në komunën e Zubin Potokut dhe në Zveçan. Në këtë të fundit pati tensione të mëdha gjatë pasdites pasi mbetën të lënduar rreth 25 trupa të KFOR-it.

Ndërsa Izmir Zeqiri, kryetari i komunës së Zubin Potokut ka deklaruar se martën nuk do të shkojë në zyrë, as ai dhe as Ilir Peci, kryetari i komunës së Zveçanit. Të dy janë të zgjedhur nga PDK-ja në këto komuna. Ai tha se vendimi është marrë për shkak të gjendjes së krijuar dhe të pakoordinuar me SHBA-ne dhe BE-në. Zeqiri deklaroi edhe se ambasadori amerikan, Jeff Hovenier, i ka qortuar për hapat e nxituar që kanë marrë.

“Ai ishte i shqetësuar pak, edhe na qortoi pak ambasadori për hapa të shpejtuar dhe për përdorimin e forcës, sepse ata nuk e kishin paraparë që të përdoret forca ashtu, por ja që ka ndodhur dhe ne u munduam t’ia tregojmë shqetësimet tona ambasadorit amerikan dhe përfaqësuesit të zyrës së BE-së në Kosovë”, - tha Zeqiri. /LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

5°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI