Flash

(PAMJET) Ushtarët e NATO-s të plagosur, ç'ndodhi në përleshjet me serbët e Kosovës

Lapsi.al 29 May 2023
(PAMJET) Ushtarët e NATO-s të plagosur, ç'ndodhi në

Ka kaluar në përleshje fizike dhe sulme të ndërsjellta protesta në veri të Kosovës, me pasojë disa të plagosur nga KFOR, misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë. Situata degradoi në Zveçan, kur ushtarët e NATO-s kërkuan hapjen e rrugës pranë komunës, ndërsa protestuesit bllokuan lëvizjen dhe vunë si kusht largimin e policisë të Kosovës.

Videot më poshtë kanë qarkulluar në rrjetet sociale dhe tregojnë momentet e përleshjeve, që përfunduan me disa ushtarë të plagosur dhe arrestime në radhët e serbëve.

[video width="480" height="270" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2023/05/Perplasjet-ne-Zvecan.mp4"][/video]

Pamjet më poshtë tregojnë disa ushtarë të shtrirë në tokë, në pritje të ndihmës së parë. Ata janë të rrethuar nga forcat e tjera të KFOR, që përleshen me protestuesit. Në filmime duket se zona është e mbushur me gaz lotsjellës dhe përreth ka zjarr dhe tym.

[video width="480" height="270" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2023/05/Perplasjet-ne-Zvecan-1.mp4"][/video]

"Ju po shkaktoni trazira. Po e rrezikoni veten dhe komunitetin tuaj. Largohuni nga zona dhe shkoni në shtëpi - në të kundërtën, KFOR-i do të detyrohet të ndërhyjë", ishte paralajmërimi që dha KFOR para ndërhyrjes.

Misioni njoftoi për 25 ushtarë të plagosur nga KFOR dhe foli për "sulme të paprovokuara" nga ana e serbëve.

“Duke iu kundërvënë turmës, disa ushtarë të kontingjentit italian dhe hungarez të KFOR-it ishin objekt i sulmeve të paprovokuara dhe plagëve të marra trauma me thyerje dhe djegie nga shpërthimi i mjeteve ndezëse”, thuhet në njoftimin e KFOR. Përplasja në Zveçan ndodhi pasi forcat paqeruajtëse kërkuan nga përfaqësuesit të Listës Serbe që të mundësojnë lëvizjen e tri automjeteve të Policisë së Kosovës. Brenda automjeteve ishin policët që kërkonin hynin në ndërtesën e komunës së Zveçanit.

Policët në automjete qëndronin aty që prej orëve të para të mëngjesit. Kërkesa e KFOR u kundërshtua nga protestuesit serbë, që kërkonin të mbanin godinat e komunave të rrethuara.

[video width="498" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2023/05/Pamjet-e-mjeteve-me-shenja-1.mp4"][/video]

Më herët protestuesit serbë kanë vendosur mbishkrime të simbolit rus të luftës në Ukrainë mbi automjetin e KFOR-it amerikan në Zveçan.

Simboli “Z”, që serbët kanë vendosur në automjetet e KFOR-it, përdoret nga ushtria ruse në Ukrainë.

Reagimet pas dhunës në Zveçan

Albin Kurti zhvilloi një takim me ambasadorët e vendeve perëndimore gjatë pasdites, të cilët më herët e kanë kritikuar. "Një kujtesë e errët" i quajti Kurti mbishkrimet në mjetet e KFOR dhe të mediave në veri.

"Mbishkrimet ultra-nacionaliste serbe mbi automjetet e NATO-s janë një kujtesë e errët në Kosovë. Ne mbrojmë paqen dhe sigurinë”, ka shkruar Kurti në Tëitter.

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani tha se pas acarimit të situatës qëndron Aleksandër Vuçiç, i cili në anën tjetër doli në një konferencë dhe u bëri thirrje protestuesve të mos përplasen me NATO-n.

“Nëse pushtuesi shqiptar qëllon, atëherë situata do të jetë ndryshe”, tha ai, ndërsa ka dhënë urdhër për ngritjen e gatishmërisë luftarake në nivelin më të lartë.

Situata në veri të Kosovës nuk ka mbetur jashtë vëmëndjes së Rusisë. Shefi i diplomacisë ruse, Lavrov foli për një situatë të rrezikshme. "Një ‘Big Bang’ i madh po shpërthen në qendër të Europës, pikërisht në vendin ku në vitin 1999 NATO kreu agresion kundër Jugosllavisë duke shkelur çdo parim të imagjinueshëm të Aktit Final të Helsinkit dhe dokumenteve të tjera të OSBE-së. Situata është alarmante" tha Lavrov.

Protestuesti serbë mbështetës të "Listës serbe" protestuan në tre komunat veriore Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan. Kryetarët e dalë nga zgjedhjet e jashtëzakonshme të 23 prillit - të gjithë shqiptarë - u kundërshtuan nga serbët lokalë.

Krerët e mëparshëm të katër komunave në veri, Mitrovicës së Veriut, Zubin Potokut, Zveçanit dhe Leposaviqit u dorëhoqën pas vendimit për targat, por "Lista Serbe" i bojkotoi zgjedhjet në këto komuna./Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI