Flash

Sulmohen mediat në Kosovë

Lapsi.al 29 May 2023
Sulmohen mediat në Kosovë

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka dënuar dëmtimin e veturave të gazetarëve të KALLXO.com dhe RTV Dukagjini.

Përmes një reagimi në Facebook, AGK kërkoi nga organet ligjzbatuese kujdes të shtuar për të u siguruar punë të sigurt gazetarëve në raportim nga veriu.

“AGK-ja, e dënon këtë akt të protestuesve, njëherësh u bën thirrje Policisë së Kosovës dhe prezencës ndërkombëtare në Kosovë, që të mundësojnë raportim të sigurt dhe të papenguar të ekipeve mediale”– thuhet në reagim.

“Vandalizohen dhe dëmtohen veturat e RTV Dukagjinit dhe KALLXOs në Leposaviq. Veturat e RTV Dukagjinit dhe të KALLXOs, janë vandalizuar dhe dëmtuar nga protestuesit në Leposaviq” – thuhet tutje në reagim.

Në fund, organizata që mbron dhe promovon të drejtat e gazetarëve kërkoi nga gazetarët që të tregojnë kujdes të shtuar gjatë raportimit.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI