Flash

Vuçiç thirrje serbëve të veriut: Mos u përplasni me forcat e NATO-s

Lapsi.al 29 May 2023
Vuçiç thirrje serbëve të veriut: Mos u përplasni me

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç u bëri thirrje qytetarëve serbë në veri të Kosovës që të mos hyjnë në konflikt me NATO-n. Deklaratën e bëri mbrëmjen e së hënës pasi KFOR-i ndërhyri për të shpërndarë demonstruesit serbë të mbledhur para ndërtesës së Komunës së Zveçanit në veri të Kosovës.

Grupe të serbëve protestuan në komunat e Zveçanit, Zubin Potokut dhe Leposaviqit në veri të Kosovës, duke kundërshtuar kryetarët e rinj të nacionalitetit shqiptar në komunat me shumicë serbe. Vuçiq tha se të martën në mëngjesdo të zhvillojë një takim me përfaqësuesit e shteteve të QUINT-it. Ai, gjithashtu, deklaroi se gjatë ditës ka folur me “amerikanë, gjermanë dhe evropianë”.

Vuçiç tha se gjatë ndërhyrjes së KFOR-it janë lënduar 52 serbë, prej të cilëve, sipas tij, 3 kanë pësuar lëndime të rënda. Policia e Kosovës ka raportuar se janë arrestuar 5 persona të dyshuar për sulmet dhe dhunën ndaj pjesëtarëve të KFOR-it në Zveçan. Presidenti i Serbisë përsëriti se Serbia është në favor të ruajtjes së paqes. “Nëse pushtuesi shqiptar qëllon, atëherë situata do të jetë ndryshe”, - tha ai.

Më 26 maj, kur Policia e Kosovës ndihmoi kryetarët e sapozgjedhur të komunave për të hyrë në ndërtesat komunale, Vuçiç dha urdhër për ngritjen e gatishmërisë luftarake në nivelin më të lartë. “Ne kemi dislokuar forcat tona në vende ku mendoj se është e nevojshme”, - tha ai.

Vuçiç tha se ka biseduar në telefon me përfaqësuesin e lartë të Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell, dhe me zv.presidentin e Këshillit të Ministrave, Antonio Tajani, njëherësh ministër i Jashtëm i Italisë. Vuçiç tha se i ka njoftuar bashkëbiseduesit për “gjithçka që po ndodh në Kosovë”, duke iu referuar zhvillimeve në veri të vendit. Ai tha se gjithë këtë “e ka organizuar” kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe kërkoi nga zyrtarët evropianë që të bisedojnë me të. Vuçiç tha se Serbia dhe serbët do të bëjnë gjithçka për të ruajtur paqen dhe stabilitetin. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

5°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI