Flash

Kryebashkiaku i Ersekës, Erion Isai del nga SPAK pasi u mor në pyetje

Lapsi.al 30 May 2023
Kryebashkiaku i Ersekës, Erion Isai del nga SPAK pasi u mor në pyetje

Kryetari i Bashkisë së Ersekës, Erion Isai u paraqit këtë të martë pranë ambienteve të SPAK, ku dhe ka deklaruar lidhur me një ngjarje e cila sipas tij ka ndodhur shumë kohë më herët.

Jashtë ambienteve të SPAK, Isai tha se ishte thirrur si një person që ka dijeni dhe jo si dëshmitar, ndërkohë theksoi se ishte thirrur për një ngjarje shumë kohë më parë ku Bashkia nuk ka qenë e përfshire me tender publik të drejtpërdrejtë, por si instiucuion në dijeni.

“Nuk ka lidhje me krimet zgjedhore, kam qenë I thirrur si person që ka dijeni.

Ka lidhje me një ngjarje konkrete të para shumë kohëve, ku Bashkia nuk ka qenë e përfshirë me tender publik të drejtpërdrejtë por si institucion në dijeni.

Së kë po heton i takon prokurorisë, unë jam pyetur si person që ka dijeni, hetuesit janë në humor pse të mos jenë në humor”, ka thënë ai.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

5°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI