Flash

Përmbytje në Itali dhe Greqi

Reshjet intensive të shiut dhe stuhitë e fuqishme kanë përfshirë disa zona të Italisë dhe Greqisë, duke shkaktuar p&eum...

18:52

Lana Del Rey rikthehet në skenë

Lapsi.al 30 May 2023
Lana Del Rey rikthehet në skenë

Lana Del Rey performoi së fundmi në shfaqjen e saj të parë live në skenë në më shumë se tre vjet në Festivalin MITA 2023 në Rio De Janeiro gjatë fundjavës.

Këngëtarja e "Summertime Sadness" u paraqit me një parukë bionde teksa ajo performonte këngë nga albumi i saj i fundit, " “Did You Know That There’s a Tunnel Under Ocean Blvd.” Festivali i Brazilit shënon herën e parë që këngëtarja ka kryer një koncert të plotë që nga nëntori 2019. Në dy vitet e fundit, Del Rey  performoi një herë me Bleachers në High Water Festival në Karolinën e Jugut në fillim të këtij viti.

Marsin e kaluar, e nominuara për Grammy mori çmimin Visionary në Billboard Women in Music 2023 për karrierën e saj të jashtëzakonshme. “Unë nuk kam fare një vizion afatgjatë, por  jam shumë, shumë e lumtur”, tha Del Rey gjatë fjalimit të saj. “Jam shumë e lumtur për të gjithë ata që mendojnë se është një kohë e mrekullueshme në kulturë për të qenë vetvetja dhe për t'u shprehur. Nuk ishte  kështu në vitin 2008.” Në vitin 2006, Lana publikoi albumin e saj debutues, "Sirens". Megjithatë, ishte publikimi i saj në vitin 2014, "Born To Die", që e bëri të njohur në industrinë e muzikës./Lapsi.al

 

Të këshilluara

Përse janë distancuar Majk dhe Ghetto Geasy

Majk dhe Ghetto Geasy prej vitesh bashkëpunojnë bashkë. Fillimisht në ‘Babastars’ e më pas si një dyshe që gjithmonë ka sjellë hite të padiskutueshme. Ata u ...

16:41

ide

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI