Flash

Shoqërohet në polici drejtori i Ujësjellës Kanalizimeve të Shkodrës/ Reagon PD

Lapsi.al 30 May 2023
Shoqërohet në polici drejtori i Ujësjellës Kanalizimeve

Drejtori i ndërmarrjes së Ujësjellës Kanalizime në Shkodër, Arvit Bushati është shoqëruar mbrëmjen e sotme në polici. Policia lokale tha se ai është thirrur për të bërë një deklaratë, por pa saktësuar për çfarë çështjeje.

Gjatë fushatës, Bushati ka qenë i dyshuar për shitblerje votash pas kapjes së një furgoni me ndihma ushqimore, por këto pretendime të policisë u hodhën poshtë nga gjykata e shkallës së parë. Për këtë ndalim ka reaguar edhe PD-ja e Rithemelimit.

Në një deklaratë theksohet se shoqërimi i tij është bërë pa asnjë shkresë dhe në mënyrë abuzive dhe se policia po u bindet urdhrave politikë.

“Në një kohë kur krimi po bën ligjin dhe shteti shqiptar është gjunjëzuar përpara tij, policia e shtetit vijon ti bindet urdhrave politik. Pa asnjë shkresë dhe në mënyrë abuzive është ndaluar gjatë orëve të mbrëmjes nga policia e Shkodrës dhe është shoqëruar në komisariatin e Shkodrës n/kryetari i FRPD së Shqipërisë Arvit Bushati.

Efektivët e policisë pa asnjë shkresë, por vetëm nga urdhrat politik të shpërndara përmes telefonit bënë ndalimin e tij duke zgjedhur ti nënshtrohen kërkesave absurde të eprorëve, ndërsa bëjnë sehir përpara krimit që ka mbërthyer Shkodrën duke mbjellë pasiguri për qytetarët e saj. Kjo situatë kriminale ku për ligjin nuk pyet askush, është fytyra e vërtetë e qeverisë Rama e cila në gjithë këto vite ka zgjedhur që të bëhet palë me të keqen.

Nuk është hera e parë që të tilla skena kryhen në Shkodër ndaj përfaqësuesve të opozitës, përmes ngjarjeve të inskenuara dhe tërësisht antiligjore, vetëm e vetëm për ti intimiduar dhe mbajtur nën presion. Edi Rama dhe bandat e tij me dhe pa uniformën e shtetit, por të sponsorizuara prej tij nuk do t’ja arrijnë të nënshtrojnë opozitën dhe mbështetësit e saj, përtej çdo skeme që do të tentojnë të vënë në zbatim.

Partia Demokratike i bën thirrje policisë së shtetit dhe të gjitha strukturave ligjzbatuese të qëndrojnë larg urdhrave politik pasi do të përballen me forcën e ligjit dhe nuk do të ketë Edi Ramë që ti mbrojë përballë këtij skenari antiligjor që është ngritur në këto 10 vite në vend” - shkruan PD.

Të këshilluara

Kuçovë, gjendet i vdekur 74-vjeçari

Një 74-vjeçar nga fshati Kozare në qytetin e Kuçovës është gjetur pa shenja jete në një tokë pasditen e sotme. Mësohet se trupi i Lefter Tolit u gjet pa shenja ...

18:05

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI