Flash

U shkarkua nga vettingu si drejtor i Policisë së Lezhës, emërohet këshilltar i Muhamet Rrumbullakut

Lapsi.al 30 May 2023
U shkarkua nga vettingu si drejtor i Policisë së Lezhës,

Vehbi Bushati, që u shkarkua nga drejtimi i Policisë së Lezhës për mos plotësimin dhe mos dorëzimin e formularit të të deklarimit të pasurisë dhe formularin e vlerësimit të aftësive profesionale, ka marrë detyrën e re këtë të martë.

Nga burime pranë policisë, mësohet se Bushati do të mbajë postin e këshilltarit në kabinetin e drejtorit të Përgjithshëm në Policinë e Shtetit.

Emërimin e Bushatit në këtë post e ka firmosur vetë drejtori i Përgjithshëm, Muhamet Rrumbullaku, sipas një dokumenti të siguruar nga TCH.

Vehbi Bushati ushtroi detyrën si drejtor i Drejtorisë Vendore të Lezhës për 1 vit e dy muaj.

Më datën 24 maj, trupa vlerësuese e kryesuar nga Suela Baluku vendosi shkarkimin nga detyra të drejtorit të Policisë Lezhë, Vehbi Bushati pasi ky i fundit nuk kishte dorëzuar formularët për deklarim pasurie, pastërti figure dhe aftësitë profesionale.

TCH u interesua pranë Policisë së Shtetit ku mësoi se drejtori i Policisë së Lezhës kishte dorëzuar pranë komisionit të vetting-ut dosjen që kur ky proces nisi në vitin 2018.

Por, për vlerësimin kalimtar dhe periodik të punonjësve të policisë doli një udhëzim i ri ku procesi do të kryej nga Agjencia e Mbikqyrjes Policore e për rrjedhojë dosja duhej ridërguar, ç’ka drejtori i Lezhës nuk e kreu pavarësisht njoftimeve zyrtare të dërguara nga komisioni./ TCH

Të këshilluara

Haradinaj: Albin Kurti të japë dorëheqje

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka akuzuar presidenten Osmani dhe kryeministrin Kurti për përmbysje të të gjitha të arriturave të Kosovës. Lidhur me përjash...

18:37

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

5°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI