Flash

Ekspertët: Burrat dëmtojnë shëndetin duke urinuar në këmbë

Lapsi.al 31 May 2023
Ekspertët: Burrat dëmtojnë shëndetin duke urinuar në

Mënyra e urinimit mund të jetë e rrezikshme për shëndetin. “Daily Mail” ka publikuar një studim sipas të cilit burrat kanë urinuar historikisht gabim.

Teksa gratë priren të ulen kur përdorin tualetin, burrat njihen për qëndrimin në këmbë kur urinojnë, por me sa duket kjo gjë nuk i bën mirë shëndetit të tyre. Është urologu Gerald Collins që paralajmëron se kjo gjë dëmton fshikëzat e urinës dhe krijon probleme higjienike.

Eksperti që punon në spitalin Alexandra në Cheshire pohon se burrat duhet të urinojnë ulur pasi është më higjienike dhe më e mirë për shëndetin e fshikëzës. Eksperti e bëri këtë deklaratë në një raport të YouGov mbi urinimin e meshkujve. Ai anketoi mbi 7 mijë burra nga 13 vende të ndryshme të botës duke zbuluar se djemtë preferojnë të qëndrojnë në këmbë kur urinojnë.

Hulumtimi zbuloi se 25% e australianëve ulen për të urinuar. Sipas Dr. Collins, Gjermania ka burrat më higjienikë, ku 40% e tyre qëndrojnë ulur kur urinojnë. Ndërsa në Singapor rreth 95% e burrave nuk ulen asnjëherë kur urinojnë.

Collins argumenton se më shumë burra duhet të përdorin teknikën e uljes, në vend që të qëndrojnë në këmbë. Ai pohoi se kjo është mënyra më “efikase” për urinim, duke thënë se qëndrimi ulur siguron që muskujt e legenit dhe shtylla kurrizore të jenë plotësisht të relaksuar, duke e bërë më të lehtë lëvizjen.

Ai tregoi gjithashtu se ulja gjatë urinimit është dobishme për burrat e moshuar, por sipas studimit, ishin pikërisht burrat e moshuar në përgjithësi kundër uljes. Kjo ndoshta për arsye se ata e konsiderojnë si më mashkullore të qëndrosh në këmbë. ©Daily Mail, LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI